Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Kushtet e itikafit

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Kushtet e itikafit:

1 – Është ligjësuar që itikafi të bëhet vetëm në xhami.

Allahu -te ala- ka thënë:

“Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami!” El-Bekare, 2:187

Aishah -radijAllahu anha- ka thënë:

”Prej sunnetit është që personi në itikaf të mos e vizitojë të sëmurin, të mos prezantojë në xhenaze, të mos i afrohet gruas, të mos dalë nga xhamia për ndonjë nevojë përveçse nëse është domosdoshme. Nuk i lejohet të bëjë itikaf përveçse në një xhami në të cilën falet namazi i xhumasë. Është gjithashtu prej sunnetit që të agjërojë gjatë bërjes itikaf.”

Transmeton Bejhaki me një zinxhir transmetimi autentik dhe Ebu Daudi me një zinxhir të mirë.

2 – Itikafi bëhet në një xhami ku falet namazi i xhumasë në mënyrë që ai të mos të detyrohet të dalë nga xhamia për të falur namazin e xhumasë, dhe namazi i xhumasë është obligim.

Aishah -radijAllahu anha- tha në hadithin e saj të mëparshëm:

“Nuk i lejohet të bëjë itikaf përveçse në një xhami ku falet namazi me xhemat.”

Hadithi përmendet në Sahih Ebi Daud (2135) dhe El-Irua (966).

Më vonë gjeta një hadith autentik që qartë specifikon xhamitë e përmendura në ajet.

Profeti  ka thënë:

”Nuk ka itikaf përveçse në tre xhamitë (xhamia e shenjtë, xhamia profetike dhe xhamia Al-Aksa).

Transmeton Tahaui, El-Ismaili dhe Bejhaki me një zinxhir autentik transmetimi nga Hudhejfe bin El-Jamani -radijAllahu anhu-, hadithi është përmendur në Es-Sahihah (2786) së bashku me transmetimet e mësipërme dhe të gjitha janë autentike.

Prej selefëve që kam gjetur që e kanë këtë mendim janë Hudhejfe ibn El-Jaman, Seid bin El-Musejib dhe A’ta, i cili megjithatë nuk ka përmendur xhaminë Al-Aksa. Disa thanë se lejohet në të gjitha xhamitë ku falet namazi i xhumasë. Të tjerët i kundërshtuan dhe thanë se lejohet gjithashtu në xhaminë në shtëpi. Megjithatë, është padyshim më e sakta është që të veprohet në bazë të hadithit – dhe Allahu -subhanehu ue te ala- e di më së miri.

3 – Prej sunnetit është që të agjërosh gjatë itikafit e cila tashmë është përmendur nga Aisha -radijAllahu anha-.

Transmeton Bejhaki me një zinxhir transmetimi autentik dhe Ebu Daudi me një zinxhir të mirë.

Imam Ibn-ul-Kajjim ka thënë në Zad-ul-Me’ad:

“Nuk është transmetuar se profeti ka bërë itikaf pa agjëruar.

Aishah -radijAllahu anha- ka thënë:

“Nuk ka itikaf pa agjërim.”

Gjithashtu Allahu -subhaneh- e përmendi itikafin së bashku me agjërimin ashtu sikurse i dërguari i Allahut bënte itikaf vetëm duke agjëruar. Mendimi mbizotërues është ai që e kanë shumica e selefëve se “agjërimi është kusht për bërjen itikaf”. Të njëjtin mendim e zgjodhi Shejkh-ul-Islam Ebul-Abbas bin Tejmijeh.

Bazuar në këtë, nuk është e obliguar për personin që qëndron në xhami (p.sh. për tu falur) të bëjë nijetin edhe për itikaf gjatë kohës që qëndron në xhami, gjë të cilën e konkretizoi Shejkh-ul-Islami në El-Ikhtijarat.

Shpërndaje: