Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hafidh Ibn Haxher el-Askalani -rahimehullah- ka thënë:
Profeti ﷺ tha:
“…nga të cilat pastrimi i parë duhet të jetë me dhe.”
Shpjegimi:
Do të thotë kur një enë të pastrohet, pastrimi i parë duhet të jetë me dhe. Së pari duhet të fërkohet ena me dhe dhe pastaj të pastrohet gjashtë herë me ujë. Ky është pastrimi më i mirë sepse pas pastrimit të parë nuk nevojitet më dhe. Prandaj papastërtia është zvogëluar. Përveç kësaj pastrimi i parë shkakton që ena të bëhet më e pastër sa herë që pastrohet me ujë.
Pra, nëse një qen e lëpin një enë, për shembull, ti duhet së pari të derdhësh ujin nga ena. Pastaj e shpërlan atë me ujë të ri. Pastaj e fërkon me dhe dhe pastaj e lan gjashtë herë. Vini re se ena mbetet e papastër përderisa nuk lahet shtatë herë pasi që profeti ﷺ e vuri këtë kusht.
Duket qartë se është e detyrueshme të pastrohet ena shtatë herë edhe nëse nuk ka ndyrësirë në të. Zakonisht një lëpirje nuk ndryshon ujin (sidomos nëse sasia e ujit është e madhe), por hadithi është sidoqoftë i përgjithshëm.