Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Shtylla e dytë e namazit

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Esh-Sherh El-Mumtez
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam dhe Imam Muhamed ibn Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

Shtylla e dytë është Tekbirat-ul-Ihram (tekbiri i parë).

Shpjegimi:

Tekbirat-ul-Ihram do të thotë të thuhet:

“Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi).”

Namazi është i pavlefshëm nëse fillohet pa këtë tekbir. Edhe pse ai ka ndërmend të falet dhe nuk e fillon namazin me tekbir, namazi është i pavlefshëm derisa ta thotë tekbirin. Profeti ﷺ i tha personit i cili u fal në mënyre të gabuar:

“Kur të ngrihesh për tu falur duhet të marrësh abdes si duhet, pastaj duhet të qëndrosh drejt kiblës dhe thua “Allahu Ekber.”

Kështu ka transmetuar Bukhari dhe Muslimi për personin i cili u fal në mënyrë të gabuar. Pos kësaj profeti ﷺ tha:

“Çelësi i namazit është pastrimi, fillimi i tij është tekbiri i parë, ndërsa përfundimi i tij është dhënia e selamit.”1

Hadithi është i mirë dhe transmetohet nga Ahmedi dhe autorët e librave Sunen me një zinxhir të mirë transmetimi nga Aliu -radijAllahu anhu-.

Po ashtu profeti  e fillonte namazin me tekbir dhe thoshte:

”Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi).”

Ai ka thënë:

“Faluni ashtu siç më keni parë duke u falur.”

Tekbiri pra është një obligim në fillim të të gjitha namazeve. Nuk mund të falësh një namaz pa e filluar atë me tekbir:

“Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi).”

Kjo shprehje do të thotë se Allahu -subhanehu ue te ala- është më Fisnik dhe më Madhështorë se çdo gjë tjetër.


1 Ebu Daudi (618), Tirmidhi (3), Ibn Maxheh (275), esh-Shafi’i (1/34), Ibn Ebi Shejbeh (1/208) dhe Ahmedi (1006). Autentik sipas Albanit në ”Sahih Sunen Ebi Daud (55)”.

Shpërndaje: