Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Të gjithë nuk kishin të drejtë

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 56-57 
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ndoshta dikush thotë se fjala e imam Malikut se “e vërteta është një”, e kundërshton atë që Er-Rrazi përmend në librin e tij “El-Medkhal El-Fikhi”. Në të thuhet:

“Edhe Xhafar El-Mensur dhe Er-Rashid dëshironin të zgjidhnin medhhebin e imam Malikut dhe librin “El-Mu’uata” si ligj të shtetit të Abasive. Ndërsa Maliku e ndaloi këtë dhe tha: “Sahabët e të dërguarit të Allahut kishin mendime të ndryshme në fikh. Ata ishin të shpërndarë në vende dhe të gjithë kishin të drejtë.”1

Historia në lidhje me imam Malikun -rahimehullah- është e njohur. Megjithatë, unë nuk e di se shtojca “të gjithë kishin të drejtë” të ketë ndonjë bazë në formulimet dhe referencat që kam lexuar. E vetmja gjë që ekziston është një në librin “Hiljet-ul-Aulija”2 nga Ebu Nu’ajm, në zinxhirin e të cilit është El-Mikdam bin Daud. Dhehebi e përmendi atë në “Ed-Du’afa (të dobëtit)”. Përveç kësaj, formulimi i tij thotë:

“… të gjithë mendonin se kishin të drejtë.”

Kjo dëshmon se formulimi “të gjithë kishin të drejtë” në “El-Medkhal” është e shpikur. Si të mos jetë e tillë kur ajo shkon kundër transmetimit të besueshëm nga imam Maliku “se e vërteta është vetëm një”? Këtë mendim e kishin të gjithë imamët në mesin e sahabëve, tebiinëve, katër imamëve dhe të tjerëve.

Ibn Abdil-Berr ka thënë:

“Po të ishte e vërteta në dy drejtime të kundërta, selefët nuk do të tregonin konkluzionet, vendimet dhe fetvat e gabuara të njëri-tjetrit. Teorikisht, është e pamundur që dy të kundërta të jenë të sakta. Poeti kishte të drejtë kur tha:

Të saktësosh dy të kundërta në të njëjtën kohë është më e keqja e pamundur”.3

Nëse është konstatuar se transmetimi nga imami është i rremë, dikush mund të pyes pse imami nuk u pajtua që El-Mensuri t’i bashkonte të gjithë përgjatë librit “El-Mu’uata”. Përgjigjja është transmetimi më autentik në lidhje me çështjen që kam gjetur në “Sherh Ikhtisar Ulum-il-Hadith” të Hafidh Ibn Kethirit. Aty imam Maliku u deklarua dhe tha:

“Njerëzit kanë përpiluar dhe mësuar gjëra që nuk i kam bërë.”4

Kjo dëshmon diturinë dhe drejtësinë e tij të plotë.

Ibn Kethiri -rahimehullah- ka thënë:

Me këtë që thashë të gjitha mosmarrëveshjet janë të këqija dhe nuk janë fare mëshirë. Por për disa mospajtime njeriu mbahet përgjegjës sikurse janë mosmarrëveshjet e atyre që pasojnë verbërisht ndryshe nga të tjerët siç ishin mospajtimet e sahabëve dhe të imamëve. Pra mospajtimet e sahabëve ishin ndryshe nga mospajtimet e tebiinëve.


1 El-Medkhal El-Fikhi (1/89).

2 Hiljet-ul-AulijahHiljet-ul-Aulijah (6/332).

3 Ibn Abdil-Berr në ”El-Xhemi (2/88)”.

4 Sherh Ikhtisar Ulum-il-Hadith, fq. 31.

5 Ibn Abdil-Berr në “El-Xhemi (2/89)”.

Shpërndaje: