Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Telbijeh e gruas

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 18

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

17 – Pasi që dy hadithet e mëparshme janë të përgjithshme, gratë duhet të praktikojnë telbijen si dhe burrat. Ato duhet të ngrenë zërat e tyre përderisa nuk ka frikë që të shkaktojnë sprova. Aishah (radijAllahu anha) e kishte zakon të ngre zërin e saj në mënyrë që burrat mund ta dëgjonin atë.

Ebu Atija ka thënë:

“E dëgjova Aishen duke thënë: “Unë e di se si ishte telbijeh e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).” Pastaj e dëgjova atë duke thënë: “Unë të përgjigjem Ty, o Allah.”1

El-Kaisim bin Muhammed ka thënë:

“Një natë para nisjes sime nga Mina, Muavijeh dëgjoi një zë që thoshte telbijen me zë të lartë. Ai tha: “Kush është?” Iu tha: “Nëna e besimtarëve Aishah ka bërë umren nga Tan’im.” Kur Aishah u informua për këtë, ajo tha: “Nëse ai më kishte pyetur mua, unë do ti kisha treguar atij.”2


1 Transmeton Bukhari (679 – version i shkurtuar), et-Tajalisi (1513) dhe Ahmedi (6/32, 100, 180 dhe 243).

2 Transmeton Ebi Shejbeh me një zinxhir autentik, i cili është transmetuar në “el-Muhalla” (7 / 94-95). Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë:

“Gruaja duhet të ngrejë zërin e saj në mënyrë që shoqet e saj ta dëgjojnë. Në lidhje me kushte të ndryshme, rekomandohet të praktikohet kjo shpesh.” (el-Mansik)

 

Shpërndaje: