Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Teuhidi dhe feja duken si të huaja për njerëzit

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab  (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 57-59

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

أَيُشْرِكُونَ مَا لاَ يَخْلُقُ شَيْئاً وَهُمْ يُخْلَقُونَ وَلاَ يَسْتَطِيعُونَ لَهُمْ نَصْرًا وَلاَ أَنفُسَهُمْ يَنصُرُونَ

”A i përshkruajnë shok atë çka nuk mund të krijojë asnjë send, e ata (idhujt) vetë janë të krijuar.” El-A’raf, 7:191-192

2 –

وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِ مَا يَمْلِكُونَ مِن قِطْمِيرٍ

”E ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa lëkura e hurmës.” El-Fatir, 35:13

3 – Është transmetuar në mënyrë autentike përmes Enesit se profeti u lëndua dhe ia thyen dhëmballët e tij gjatë ditës së Uhudit. Ai tha:

”Si do të jetë gjendja e një populli nëse e lëndojnë profetin e tyre?”

Atëherë u shpallë ajeti:

لَيْسَ لَكَ مِنَ الأَمْرِ شَيْءٌ أَوْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ أَوْ يُعَذَّبَهُمْ فَإِنَّهُمْ ظَالِمُونَ

”Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë.” Al-Imran 3:128 

Transmeton Bukhari dhe Muslimi (1791).

4 – Është transmetuar në mënyrë autentike përmes Ibn Umerit -radijAllahu anhuma- se ai e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thënë kur ai u ngritë nga rukuja në rekatin e fundit të namazit të sabahut:

”O Allah! Mallkoje filanin dhe filanin!”

Këtë ai e tha pasi kishte thënë:

”Allahu e dëgjon atë që e lavdëron Atë. Zoti ynë! Ty të takon hamdi dhe lavdërimi.”

Atëherë Allahu -te ala- shpalli:

لَيْسَ لَكَ مِنَ الأَمْرِ شَيْءٌ أَوْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ أَوْ يُعَذَّبَهُمْ فَإِنَّهُمْ ظَالِمُونَ

”Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë.” Bukhari (4070).

Në një transmetim përmendet se si ai u lut kundër Safuan bin Umejes, Suhejl bin Amrit dhe el-Harith bin Hishamit. Atëherë u shpallë ajeti:

لَيْسَ لَكَ مِنَ الأَمْرِ شَيْءٌ أَوْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ أَوْ يُعَذَّبَهُمْ فَإِنَّهُمْ ظَالِمُونَ

”Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë.” Tirmidhi (3004), Ahmedi (5674) dhe Bejhaki (2948).

5 – Është transmetuar në mënyrë autentike se Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- tha:

”Kur ajeti:

وَأَنذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ

”Dhe paralajmërojë të afërmit tuaj.” Esh-Shuara, 26:214

I ishte shpallur të dërguarit të Allahut , ai u ngrit dhe tha:

”O Kurejshë! Blini shpirtrat tuaj (me besim dhe vepra)! Unë nuk mundem t’u ndihmojë tek Allahu. O Abas Bin Abdil-Mutalib! Unë nuk mundem të ndihmojë asgjë tek Allahu. Oj Safijeh, halla e të dërguarit të Allahut! Unë nuk mundem të ndihmojë asgjë tek Allahu. Oj Fatime, bija e Muhammedit! Kërko çfarë dëshiron nga pasuria ime. Unë nuk mundem të ndihmojë asgjë tek Allahu.” Bukhari (4771) dhe Muslimi (204).

Shpjegimi

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

أَيُشْرِكُونَ مَا لاَ يَخْلُقُ شَيْئاً وَهُمْ يُخْلَقُونَ وَلاَ يَسْتَطِيعُونَ لَهُمْ نَصْرًا وَلاَ أَنفُسَهُمْ يَنصُرُونَ

”A i përshkruajnë shok atë çka nuk mund të krijojë asnjë send, e ata (idhujt) vetë janë të krijuar.” El-A’raf, 7:191-192

Me këtë kapitull autori dëshiron të sqaroj se çfarë paganët besonin në kohën e profetit kur ai i thirri ata në Islam dhe kur luftoi kundër tyre. Ai tregon gjendjen e tyre të kotë kur ata adhuronin të tjerë përveç Allahut, të cilët e kanë këtë përshkrim. Ai i cili është përshkruar në këtë mënyrë nuk e meriton që të adhurohet. Pyetja është paraqitur në një mënyrë qortuese. Ata nuk munden madje as të krijojnë një milingonë. Ata vetë janë të krijuar. Atëherë si munden t’u bëjnë dobi të tjerëve? Ata ose janë të pajetë dhe nuk kanë intelekt, apo të gjallë që nuk dëgjojnë, apo edhe të vdekur që nuk u përgjigjen atyre që i adhurojnë ata. Në ajet përshkruhen ata që adhurohen karshi Allahut në katër mënyra:

1 – Ata nuk krijojnë asgjë.

2 – Ata vetë janë të krijuar dhe të nënshtruar.

3 – Ata nuk mund t’u ndihmojnë atyre.

4 – Ata nuk mund të ndihmojnë as veten e tyre.

2 –

وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِ مَا يَمْلِكُونَ مِن قِطْمِيرٍ

”E ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa lëkura e hurmës.” El-Fatir, 35:13

Allahu përshkroi zotat e tyre në katër mënyra:

1 – Ata as nuk kanë fuqi mbi lëkurën e mirë të hurmës.

2 – Ata nuk mund të dëgjojnë lutjet e tyre.

3 – Në qoftë se ata i kishin dëgjuar, nuk kishin qenë në gjendje që t’i përgjigjen atyre.

4 – Në ditën e gjykimit ata do të mohojnë idhujtarinë e këtyre njerëzve. Kjo është gjendja e paganëve. Ata janë të humbur në të dy jetët.

3 – Është transmetuar në mënyrë autentike përmes Enesit se profeti u lëndua dhe ia thyen dhëmballët e tij gjatë ditës së Uhudit. Ai tha:

”Si do të jetë gjendja e një populli nëse e lëndojnë profetin e tyre?”

Atëherë u shpallë ajeti:

لَيْسَ لَكَ مِنَ الأَمْرِ شَيْءٌ أَوْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ أَوْ يُعَذَّبَهُمْ فَإِنَّهُمْ ظَالِمُونَ

”Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë.” Al-Imran, 3:128

Nëse krijesa më e mirë dhe profeti më i mirë, i cili është më së afërmi Allahut, nuk është i aftë për të mbrojtur veten e tij apo shokët e tij që janë brezi më i mirë, atëherë kjo tregon se ai nuk e meriton të adhurohet karshi Allahut dhe të adhurohet bashkë me Allahun. Ajo që i ndodhi profetit dhe sahabëve të tij ishte për shkak të mëkateve të sahabëve, ndodhi për një urtësi madhështore. Si t’i lutesh Muhammedit dhe sahabëve të tij, madje edhe të tjerët në qoftë se ata nuk janë në gjendje të mbrojnë veten e tyre? Mëkati në të cilin ata ranë ishte se ata kundërshtuan urdhrin e të dërguarit kur ai urdhëroi shigjetarët në mal që të qëndrojnë në pozicionet e tyre.

4 – Është transmetuar në mënyrë autentike përmes Ibn Umerit -radijAllahu anhuma- se ai e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thënë kur ai u ngritë nga rukuja në rekatin e fundit të namazit të sabahut:

”O Allah! Mallkoje filanin dhe filanin! ”

Këtë ai e tha pasi kishte thënë:

”Allahu e dëgjon atë që e lavdëron Atë. Zoti ynë! Ty të takon hamdi dhe lavdërimi.”

Atëherë Allahu -te ala- shpalli:

لَيْسَ لَكَ مِنَ الأَمْرِ شَيْءٌ أَوْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ أَوْ يُعَذَّبَهُمْ فَإِنَّهُمْ ظَالِمُونَ

”Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë.”

Ai u lut kundër el-Harith bin Hishamit, Safuan bin Umejes dhe personaliteteve të tjerë kryesor të Kurejshëve. Megjithatë, pas një kohe ata u konvertuan në Islam. Allahu i udhëzoi ata dhe nuk iu përgjigj lutjes apo mallkimit të tij kundër tyre. Nëse zotërisë së njerëzimit nuk iu pranua lutja dhe nëse lutja e tij nuk i dëmtoi ata, çfarë të themi për të gjithë të tjerët? Allahu është më i ditur për gjendjen e robërve të Tij.

5 – Është transmetuar në mënyrë autentike se Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- tha:

”Kur ajeti:

وَأَنذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ

”Dhe paralajmërojë të afërmit tuaj.” Esh-Shuara 26:214

I ishte shpallur të dërguarit të Allahut , ai u ngrit dhe tha: ”O Kurejshë! Blini shpirtrat tuaj (me besim dhe vepra)! Unë nuk mundem t’u ndihmojë tek Allahu. O Abas Bin Abdil-Mutalib! Unë nuk mundem të ndihmojë asgjë tek Allahu. Oj Safijeh, halla e të dërguarit të Allahut! Unë nuk mundem të ndihmojë asgjë tek Allahu. Oj Fatime, bija e Muhammedit! Kërko çfarë dëshiron nga pasuria ime. Unë nuk mundem të ndihmojë asgjë tek Allahu.”

Ai mohoi se lidhjet e tyre familjare do t’u sjellin dobi atyre në qoftë se ata nuk besojnë. Ai i urdhëroi ata të besojnë dhe të pasojnë atë që ai predikoi dhe u shpjegoi atyre se teuhidi është shpëtimi. Është teuhidi që do t’i shpëtonte ata. Ndërsa lidhur me pasurinë e tij, ai nuk mund t’u bëjë dobi atyre me të. Kjo dëshmon se adhurimi duhet t’i dedikohet vetëm Allahut -te ala- dhe askujt tjetër. Nëse profeti nuk u bën dobi tek Allahu, gjithë të tjerët edhe më pak.

Kjo refuzon idhujtarët që u luten të tjerëve përveç Allahut për të mirën dhe thonë:

مَا نَعْبُدُهُمْ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَا إِلَى اللَّهِ زُلْفَى

”Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër përveçse që të na afrojnë sa më afër Allahut.” Ez-Zumer, 39:3

Allahu e quajti veprimin e tyre adhurim dhe e urdhëroi profetin e Tij të luftojë kundër tyre me arsyetimin se ata ishin idhujtarë.

Megjithatë, është në rregull për të kërkuar diçka nga një njeri i gjallë dhe i aftë (për ta kryer atë që i kërkon atij). Kjo i përket anës materiale dhe mjeteve logjike të cilat nuk janë të lidhur me gajbin (të fshehtën) dhe të vdekurit.

Shpërndaje: