15.Zoti i juaj është Allahu, Krijuesi
Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh Thalathat-il-Usul, fq 24-25
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (subhaneh) ka thënë:
إِنَّ رَبَّكُمُ اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ يُغْشِي اللَّيْلَ النَّهَارَ يَطْلُبُهُ حَثِيثًا وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ وَالنُّجُومَ مُسَخَّرَاتٍ بِأَمْرِهِ أَلاَ لَهُ الْخَلْقُ وَالأَمْرُ تَبَارَكَ اللّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ
”Vërtet, Zoti juaj, Allahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, e pastaj Ai u ngrit mbi arsh. Ai sjell natën si mbulesë të ditës dhe secila duke synuar tjetrën pandërprerë; dhe Ai krijoi edhe diellin, edhe hënën, edhe yjet të nënshtruar ndaj urdhërit të Tij. Padyshim që i Tij është krijimi dhe komandimi. I Shenjtëruar dhe i Lartësuar është Allahu, Zoti i gjithësisë!” Al-A’raf 7:54.
D.m.th, o ju robër xhinë dhe njerëz! Zoti juaj është Allahu. Zoti juaj d.m.th Krijuesi juaj, është Ai që meriton të adhurohet dhe Ai nuk ka ortak:
الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ
”…është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, e pastaj Ai u ngrit mbi arsh.”
Kjo do të thotë se Ai (subhanehu ue te ala) u ngritë mbi arsh (fron) dhe qëndroi mbi të. Dituria e Tij është në çdo vend kurse Ai është mbi arsj, dhe mbi të gjitha krijesat e tjera. Arshi i Tij është çatia e krijesave dhe ai është krijesa më e lartë. Allahu (xhela ue ala) është mbi të. Ai është ngritur mbi të në mënyrën që i përshtatet Madhështisë së Tij. Asnjë prej cilësive të Tij nuk i ngjajnë cilësive të krijesave. Allahu (te ala) ka thënë:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
”Asgjë nuk i përngjason Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” Esh-Shura 42:11.
وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ
“Dhe nuk ka asnjë të barabartë me Të.” El-Ihlas 112:4.
Allahu ka thënë:
يُغْشِي اللَّيْلَ النَّهَارَ
”Ai e mbulon ditën me natën.”
Do të thotë, Allahu e mbulon njërën me tjetrën;
يَطْلُبُهُ حَثِيثًا
”… që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës).”
Do të thotë se ato ndjekin njëra-tjetrën me nxitim. Kur njëra përfundon fillon tjetra dhe anasjelltas, derisa të ndodhë Dita e Gjykimit:
وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ وَالنُّجُومَ مُسَخَّرَاتٍ بِأَمْرِهِ
”edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij.”
Ai krijoi diellin, hënën dhe yjet, i krijoi të nënshtruara ndaj urdhrave të Tij. Ato i binden dhe i nënshtrohen urdhrit të Tij (subhaneh):
أَلاَ لَهُ الْخَلْقُ وَالأَمْرُ
”Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi.”
Prandaj është Ai është që krijon dhe urdhëron. Ai është Krijuesi që urdhri universal i të Cilit zbatohet mbi krijesat në mënyrë të pashmangshme.
Allahu (te ala) ka thënë:
إِنَّمَا أَمْرُهُ إِذَا أَرَادَ شَيْئًا أَنْ يَقُولَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ
“Kur Ai dëshiron ndonjë send, është vetëm se Ai t’i thotë asaj: ”Bëhu!” Ajo menjëherë bëhet.” Ja-Sin 36:82.
وَمَا أَمْرُنَا إِلَّا وَاحِدَةٌ كَلَمْحٍ بِالْبَصَرِ
”Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa hap e mbyllë sytë.” El-Kamer 54:50.
Vendimi universal i Allahut nuk mund që të mos ndodhë. Prandaj, Ai tha:
أَلاَ لَهُ الْخَلْقُ وَالأَمْرُ تَبَارَكَ اللّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ
”Vetëm Atij i përket krijimi dhe urdhërimi. Allahu bekon, Zoti i botëve!”
Fjala:
تَبَارَكَ اللّهُ
”Allahu është Ai i Cili bekon.”
Do të thotë se Ai posedon një bekim përfundimtar. Kjo fjalë nuk i përket askujt tjetër pos Allahut. Nuk është e lejuar për të aplikuar atë në një person dhe t’i thuash ”bekofsh”. Kjo nuk lejohet. Kjo i përket siç thamë vetëm Allahut. Gjithashtu, ka thënë Allahu (te ala):
تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
”I Lartësuar me Madhështi është Ai që begaton, në dorën e të Cilit është sundimi dhe Ai është i Zoti për të bërë çdo gjë.” El-Mulk 67:1.
Kurse për krijesën thuhet: “BarekAllahu fij fulan” Allahu i dhëntë bereqet filanit! Ose: “Fulan Mubarek” Filanit i është dhënë bereqet. Kurse shprehja “Tebarekte” nuk përdoret për asnjë tjetër pos Allahut të vetëm.
- mars 26, 2016
- Comments are off