Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (15)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul-14-2-1435-01.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Një nga të afërmit e mi është në koma pasi është goditur nga kanceri në tru. Ai është i vdekur klinikisht (truri i tij është i vdekur) dhe merr frymë përmes një respiratori. Mjeku thotë se ai nuk do të zgjohet. A lejohet fikja e respiratorit para se ti ndalet zemra vetë?”
Përgjigje: “Komisioni i Fetvave kanë dhënë fetva lidhur me këtë1. Nëse nuk ka shpresë për jetën e tij dhe ai jeton nëpërmjet respiratorit dhe vdes në qoftë se ai fiket dhe njerëz të tjerë kanë nevojë për të, lejohet të fiket me kusht që mjekët ta konstatojnë këtë. Sepse jeta e tij në këtë rast është e pavlefshme.”
_____________________________________