Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Ai që i lutet të tjerëve për ndërmjetësim e dinë se Allahu është Zoti

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ata besojnë se “i adhuruar” është Ai të cilit i lutesh për të arritur këto çështje, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një engjëll, një profet, një njeri të mirë, një pemë, një varr apo një xhin. Me fjalën ”i adhuruar” ata nuk e kishin për qëllim Zotin që krijon, furnizon dhe mban rendin. Ata e dinë se vetëm Allahu i bën të gjitha që i kam përmendur më herët për ju. Me fjalën “i adhuruar” ata kanë për qëllim atë që kanë për qëllim idhujtarët sot me fjalën “zotëri”. Prandaj u dërgua profeti ﷺ tek ta që t’i bëjë thirrje atyre se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut.
Shpjegimi
Me anë të kësaj autori (rahimehullah) dëshiron të tregojë se me fjalën ”La ilahe ilAllah” idhujtarët nuk e kishin për qëllim kuptimin nuk ka mbikëqyrës tjetër dhe zot tjetër pos Allahut. Ata e dinin se kjo është e vërtetë. Prandaj ata mohuan kuptimin e “se askush tjetër përveç Allahut nuk meriton të adhurohet”. Arsyeja pse autori ka filluar [librin] në këtë mënyrë, që pastaj ta përsërit atë, është vetëm përcaktim i fakteve dhe për ta refuzuar atë që thotë se ai vetëm adhuron engjëjt, ose të tjerët, për ta afruar atë tek Allahu dhe jo se ai beson se ata krijojnë apo dhurojnë furnizim.

Shpërndaje: