Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Çështja qëndron në cilësi e jo në sasi

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 41-43

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 16: Tani ka shumë grupe dhe thirrësa që thërrasin në fenë e Allahut, por përgjigjet e njerëzve janë të pakëta, cila është fshehtësia e kësaj?

Përgjigje: Para së gjithash, ne nuk i inkurajojmë fare të gjitha këto grupe në davet dhe gjëra tjera. Ne e duam vetëm një grup të vetëm që sinqerisht thërret në fenë e Allahut me dije. Shumë grupime dhe metodologji shkaktojnë vetëm humbje dhe mosmarrëveshje.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَلاَ تَنَازَعُواْ فَتَفْشَلُواْ وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ

”Mos u grindni në mes vete, se do të demoralizoheni e do t’ju lë fuqia.” 1

وَلاَ تَكُونُواْ كَالَّذِينَ تَفَرَّقُواْ وَاخْتَلَفُواْ

“Dhe mos u bëni si ata të cilët u përçanë dhe u ndanë mes tyre pasi u patën ardhur prova të qarta.” 2

وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ جَمِيعًا وَلاَ تَفَرَّقُواْ

”Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allahut, e mos u përçani!” 3

Ne duam vetëm një grup të vetëm që pason metodologjinë e vërtetë dhe thirrjen e vërtetë edhe nëse ai grup ekziston në vende të ndryshme, referenca e tyre është e njëjtë, ata referohen mes vete dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin. Kështu duhet të bëhet daveti. Ndërsa shumë grupime që nuk janë të bazuara në një metodologji të vetme përfundojnë vetëm me mosmarrëveshje.

Së dyti, nuk ka dyshim se sinqeriteti i thirrësit ndikon në ata që i thërret. Nëse thirrësi është i sinqertë dhe thërret në metodologjinë e vërtetë në bazë të kuptuarit dhe dijes atëherë kjo do të ndikojë në ata që i thërret. Por në qoftë se ai nuk është i sinqertë në thirrjen e tij dhe në vend të kësaj thërret tek vetja e tij ose në hizbizmin e tij, ose tek një grup i devijuar, ose në fanatizëm (edhe pse e gjithë kjo bëhet në emër të Islamit) kjo është pavlefshme dhe nuk ka të bëjë asgjë me thirrjen në Islam.

Dhe nëse thirrësi thërret në Kuran dhe sunnet pa praktikuar atë që ai predikon, atëherë edhe kjo do të tërheqë njerëzit nga ai. Allahu e di ç’ka në zemrat dhe çfarë secili bën pavarësisht nga vendndodhja. Nëse personi e kundërshton Allahun kur ai është i vetëm dhe i thërret njerëzit në të mirën kur ai është me ta, atëherë kjo nuk do të ndikojë asgjë dhe ai nuk do të fitojë pranimin e njerëzve sepse Allahu nuk e ka bekuar thirrjen e tij.

Vetëm shikoni thirrësat e sinqertë dhe si thirrja e tyre ka sjellë fryta. Ata ishin të vetëm dhe kishin kundërshtarë. Shembuj të tillë janë shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh, shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehabi dhe të tjerët. Pastaj shikoni të gjithë thirrësat e shumtë dhe grupet e shumta që ekzistojnë sot dhe se sa i pakët është ndikimi i tyre dhe përfitimi, që ju ta dini se qëllimi qëndron në cilësi e jo në sasi.


2 3:105.

3 3:103.

Shpërndaje: