Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Dispozita mbi namazin e bajramit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Vëlla i dashur musliman! Mëso disa dispozita të rëndësishme që duhen ditur dhe të cilat janë të lidhura me fundin e këtij muaji fisnik.

Namazi i bajramit

Sipas shumicës së dijetarëve, namazi i bajramit është farz kifajeh obligim kolektiv, nëse një pjesë e muslimanëve e kryejnë, bie obligimi nga masa e gjerë e tyre, nëse askush prej tyre nuk e kryen, të gjithë janë mëkatarë. Megjithatë, është pëlqyer shumë për të qenë në vendin e faljes dhe për të marrë pjesë me vëllezërit tuaj. Për deri sa nuk ka asnjë justifikim të bazuar sheriatik, ai nuk duhet braktisur.

Disa dijetarë thonë se të gjithë muslimanët duhet ta falin atë sikurse namazin e xhumasë. Të gjithë burrat e lirë (jo skllav) që janë në vendin e tyre dhe janë përgjegjës për veprimet e tyre duhet ta falin atë. Ky mendim duket të ketë dëshmi më të forta, dhe është më afër të vërtetës.

Është sunnet për gratë që të marrin pjesë në këtë namaz. Ato duhet të kenë parasysh që të mbulohen dhe të mos parfumosen. Është konfirmuar nga Bukhari dhe Muslimi se Um Atijjeh (radijAllahu anha) ka thënë:

“I dërguari i Allahut ﷺ na urdhëroi që të nxjerrim jashtë gjatë dy festave gratë e reja që sapo ishin pjekur, gratë me menstruacione dhe virgjëreshat e turpshme. Sa për gratë me menstruacione, ato duhet të qëndrojnë mënjanë vendfaljes.” Bukhari (324) dhe Muslimi (890).

Në një transmetim tjetër thuhet:

“O i dërguari i Allahut! Disa prej nesh nuk kanë veshje të jashtme për të dalë? “Ai tha: “Le t’ia jap atë motra e saj, një nga rrobet e saj me të cilat del jashtë.” Muslimi (890).

Nuk ka asnjë dyshim se kjo dëshmon se është shumë e rekomanduar për gratë që t’i falin dy namazet e bajrameve dhe të marrin pjesë në të mirën dhe në namazin e muslimanëve.

Është sunnet për atë që vjen në vendin e faljes së bajramit apo në namazin për shi, që të ulet menjëherë pa i falur dy rekate më parë. Me aq sa di unë, një praktikë e tillë nuk është transmetuar nga profeti apo shokët e tij (radijAllahu anhum). Përjashtimi i vetëm është nëse namazi falet në xhami. Në këtë rast duhet falur dy rekate duke u bazuar në fjalët e përgjithshme të profetit :

“Nëse ndonjëri prej jush hyn në xhami ai nuk duhet të ulet para se ti ketë falur dy rekate.” Bukhari (1167) dhe Muslimi (714).

Për atë që është ulur dhe është duke pritur namazin e bajramit është ligjësuar që të thotë shpesh ”La ilahe ilAllah” dhe “Allahu Ekber”. Ky është rituali i kësaj dite. Kjo është sunnet për të gjithë ata që janë brenda xhamisë dhe jashtë xhamisë derisa të mbarojë hytbeja. Është gjithashtu në rregull për të lexuar ndërkohë Kuranin.

Dua të sqaroj se tekbiri në parim duhet të thuhet natën para bajramit dhe para namazit të bajramit dhe gjatë dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhes dhe ditëve të Teshrikut. Kjo është e ligjësuar në këto periudha madhështore. Është vlerë e madhe duke u bazuar në fjalët Allahut (te ala) lidhur me tekbirin në lidhje bajramin pas Ramazanit:

”Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” El-Bekare, 2:185

Allahu (te ala) ka thënë gjithashtu në lidhje me dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes dhe ditët e Teshrikut. 

(Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.” Haxh 22:28

Allahu (azze ue xhel) gjithashtu ka thënë:

Allahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e bajramit).” El-Bekare 2:203

Në këto ditë të njohura dhe të përcaktuara është ligjësuar që të kujtojmë Allahun me tekbire të kufizuar dhe të pa kufizuar. Kjo e ka bazën në sunnetin e pastër dhe praktikën e selefëve. Tekbiri i ligjësuar është që çdo musliman të thotë “Allahu Ekber” në vetvete. Ai duhet të ngrejë zërin e tij me qëllim që të tjerët mund ta dëgjojnë atë në mënyrë që ata mund të inkurajohen prej tij dhe të kujtohen prej tij. Për sa i përket tekbirit kolektiv dhe të shpikur, ajo është që të paktën dy njerëz me zë të lartë bëjnë tekbir në mënyrë që ata të fillojnë dhe do të përfundojnë në të njëjtën kohë dhe ata e bëjnë këtë bashkërisht dhe në një mënyrë të caktuar. Ky veprim është i pabazë dhe nuk ka dëshmi. Kjo është një bidat. Allahu nuk ka shpallur ndonjë dëshmi për këtë.

Nëse bajrami bie në një të premte, është në zgjedhje të personit që e ka falur bajramin që nëse dëshiron të falë namazin e xhumasë apo të drekës. Është konfirmuar se profeti ka thënë:

“Sot, dy festa janë bashkuar. Ai që e ka falur bajramin nuk ka nevojë që ta falë xhuman.” Ebu Daudi (1073) dhe Ibn Maxheh (1311). Autentik sipas Albanit në ”Sahih Ebi Daudi” (948).

Ndërsa lidhur me imamin ai nuk duhet ta falë drekën. Është më mirë që ai ta falë namazin e xhumasë me njerëzit. Nëse ai nuk e falë namazin e xhumasë ai e falë drekën në vend të tij.

Lidhur me imamin, ai duhet ta falë namazin e xhumasë me ata që vjen, në qoftë se ata janë të paktën tre persona me imamin. Nëse vetëm një person është i pranishëm, ai e falë drekën me të.

Është në rregull për muslimanin që ti’a urojë vëllait të vet bajramin duke thënë:

“Allahu na i pranonftë veprat tona dhe veprat tuaja të mira.”

Unë nuk kam njohuri se ka argument tekstual për këtë, por megjithatë besimtari bën lutje të mira për vëllain e tij në bazë të argumenteve të shumta për këtë.

Shpërndaje: