Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Duhet gjithmonë t’i jepet prioritet

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 53

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala) ka thënë kur Ai sqaroi thirrjen e Jusufit përmes njeriut të urtë prej popullit të Faraonit:

وَلَقَدْ جَاءكُمْ يُوسُفُ مِن قَبْلُ بِالْبَيِّنَاتِ فَمَا زِلْتُمْ فِي شَكٍّ مِّمَّا جَاءكُم بِهِ حَتَّى إِذَا هَلَكَ قُلْتُمْ لَن يَبْعَثَ اللَّهُ مِن بَعْدِهِ رَسُولًا كَذَلِكَ يُضِلُّ اللَّهُ مَنْ هُوَ مُسْرِفٌ مُّرْتَابٌ

“Me të vërtetë, juve më parë u pat ardhur Jusufi me argumente të qarta por ju vazhdimisht dyshonit në atë që u kishte sjellë ai. E, kur vdiq ai, ju thatë: “Allahu kurrsesi nuk do të dërgojë asnjë të dërguar pas tij! Ja, kështu Allahu e shpie në humbje çdokënd që e kalon kufirin në të këqija dhe dyshon.” 40:34

Nga jeta e Jusufit ﷺ mësohet se thirrja për në teuhid është e detyrueshme dhe se idhujtaria nuk duhet as të lihet e qetë e as të kihet kompromis ndaj saj. Pavarësisht rrethanave të thirrësij atij kurrë nuk i lejohet që të hesht rreth idhujtarisë. As edhe një muslimani të thjeshtë nuk i lejohet të serviloset apo të bëjë kompromis ndaj idhujtarisë. Dhe kjo sqaron peshën dhe madhësinë e besimit tek Allahu dhe tek profetët dhe të dërguarit e Tij dhe se dallimi është i madh midis çështjeve të besimit dhe degëve të Islamit.

Nuk i lejohet muslimanit, në veçanti thirrësit që të mbajë një post i cili cenon besimin e tij apo bie në kundërshtim me të duke qenë një falltar i paganëve ose duke i shërbyer idhujve të tyre. Ai që e bën këtë është prej paganëve të devijuar.

Shpërndaje: