“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

16.Fëmiut duhet zgjedhur emër të bukur

Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd

Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 15-16

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Babai është i detyruar t’i zgjedhë fëmijës emër të bukur në kuptim dhe shprehje, në përputhje me sheriatin dhe gjuhën arabe. Prandaj, emri duhet të jetë i bukur, i ëmbël, i pranuar për veshin, që përmban kuptim fisnik, përshkrim të vërtetë, pa përmbajtur ndonjë gjë të ndaluar me fe , sikurse të jetë joarab, apo imitim me të tjerët, apo me kuptime të ulëta.

Me fjalë të tjera, të mos zgjedhësh një emër pa shikuar mirë në shprehjen dhe kuptimin, në bazë të njohurive, të kuptuarit e drejtë. Ajo është gjithashtu e shëndetshme dhe më e mençur për të kërkuar këshillë nga një i ditur. Në popull thuhet:

“Detyrë e prindit ndaj fëmiut është që t’i zgjedhë nënë fisnike, ti jap emër të bukur, dhe t’i lë trashëgimi edukatë të mirë.” 1


1 Është një hadith në lidhje me të gjithsesi është i dobët. Shih “Si-Silsileh edh Dha’ifah” (199) dhe “Itihad-us-Sadah el-Mutakin” (6/317-318).

Shpërndaje: