Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1 – Enes bin Malik ka thënë:
“I dërguari i Allahut ﷺ ue selem bëri lidhje vëllazërore në mes të Selman el-Farisi dhe Ebu Derda dhe mes Auf bin Malik dhe es-Sa’b bin Xheththameh.”
2 – I mençuri nuk duhet të neglizhojë krijimin e lidhjeve të ngushta me vëllezërit (muslimanë) dhe të qëndruarit pranë tyre në raste të fatkeqësive dhe të sprovave ngase të vepruarit ndryshe do të shkaktojnë që ai të përflitet se posedon mangësi të shumta dhe se atij i mungon pastërtia shpirtërore.
3 – Muhammed bin Uasi ka thënë:
“E vetmja gjë që ka mbetur në këtë jetë janë tre gjëra: Namazi me xhemat, jeta e thjeshtë dhe vëllai (shoku) i mirë me të cilin ndihesh rehat.”
4 – Njeriu i mençur nuk duhet të ketë lidhje vëllazërore me atë të cilin nuk i del në ndihmë në kohë të vështira dhe nuk gëzohet së bashku me të atëherë kur ai gëzohet. Dhe ka mundësi që shoku i sinqertë të jetë më i mirë sesa vëllai nga gjaku. Ndërsa faktori që më së shumti i shërben ruajtjes së lidhjes vëllazërore me të tjerët është që të jesh i kujdesshëm ndaj gjërave që ata i pëlqejnë.
5 – Dashuria e vërtetë dhe e pastër është dashuria që nuk ka të bëj me interesin dhe nuk prishet në qoftë se ne nuk i jep diçka. Dashuria është siguri ashtu sikurse urrejtja është frikë.
6 – I mençuri nuk duhet të ketë asnjë lidhje vëllazërore me atë që nuk e kundërshton në lidhje me epshin dhe që nuk e përkrah lidhur me mendimin e drejtë dhe që ana e brendshme e tij i përshtatet anës së jashtme. Vëllezërit më të mirë janë ata që nuk polemizojnë ashtu sikurse lavdërimi më i mirë është ai që bëhet njerëzit më të mirë. Njeriu nuk mund të ndjehet rehat kur pranë e ka të keqin ashtu sikurse nuk mund të ketë dashuri ndaj personit të pabesë.
7 – Ma’mer ka thënë:
“Hyra në shtëpi tek Katadeh dhe isha i etur. Në dhomë ishte një enë e madhe me ujë. E pyeta nëse më lejohet të pijë prej saj?
Ai u përgjigj: “Ti je shoku ynë.”
Ahmedi tregon se Abdurr-Rrezaku në lidhje me këtë shprehje ka thënë:
“Katadeh dëshiroi të thotë se shoku nuk ka pse të pyes!”
8 – Ejub es-Sikhtijani ka thënë:
“Ajo çfarë më motivon që të bëjë haxhin shpesh është se gjatë haxhit mund të takoj vëllezër që përndryshe kurrë nuk do t’i takoja.”
9 – I mençuri duhet ta dijë se qëllimi me vëllazërinë nuk janë takimet për të ngrënë dhe për të pirë. Por ajo që bën të krijohet dhe të ruhet vëllazëria është të vazhdosh të ecësh në rrugën e drejtë, të flasësh me zë të ulët, të mos bëhesh i vetëkënaqur, të je modest dhe të lësh anash mospajtimet.
10 – Nuk është mirë për njeriun që t’u kërkojë vëllezërve të tij shumë shërbime në mënyrë që pas një kohe të mos konsiderohet i bezdisshëm. Kur fëmija mëkon për një kohë të gjatë në gjirin e nënës ka mundësi që ta lëndoj nënën dhe ajo të detyrohet ta largojë atë pa dashje dhe me forcë!