Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Ibn Abasi pa duart e sahabijeve

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.67-69

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

6 – I thanë Ibn Abasit (radijAllahu anhume):

“A ke prezantuar në namazin e Bajramit me profetin ﷺ?” Ai u përgjigj: “Po, të cilën nuk e kisha bërë nëse nuk do të kishte qenë pozita ime si i ri. Ai u fal kur mbërriti tek flamuri tek shtëpia e Kethir bin es-Saltit. Pastaj profeti i Allahut ﷺ zbriti1. E pashë atë duke ua bërë me shenjë njerëzve që të ulen aty pas së cilës ai u kthye kah ata. Pastaj ai dhe Bilali shkuan te gratë dhe lexuan:

يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِذَا جَاءكَ الْمُؤْمِنَاتُ يُبَايِعْنَكَ عَلَى أَن لَّا يُشْرِكْنَ بِاللَّهِ شَيْئًا

”O profet, nëse vijnë tek ty besimtaret e të betohen se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë (në adhurim).”2

Kur mbaroi leximin, ai tha: “A jeni të tilla?” Vetëm një grua u përgjigj: “Po, o profet i Allahut.” Ai u dha udhëzime, i kujtoi dhe urdhëroi ato që të japin sadaka. Bilali e shtroi pëlhurën e tij dhe tha: “Jepni! U sakrifikofshin prindërit e mi për ju!” Gratë filluan të gërmonin me duart e tyre duke hedhur zinxhirë të këmbëve dhe unaza në pëlhurën e Bilalit. Pastaj ai dhe Bilali u kthyen në shtëpi tek ai.” 3

1Kjo nënkupton që profeti qëndronte mbi diçka dhe mbajti hutben, sigurisht mbi shtazën e tij. Fakti që unë nuk po e përmend minberin e tij është sepse dijetarët nuk dinë që ai të ketë mbajtur “hutben e Bajramit të tij nga minberi, e cila është konstatuar ndër të tjera, nga Ibnul Kajimi dhe Ibn Haxheri.” Predikimin e Bajramit ai e bënte duke qëndruar në tokë.

Sikurse dihet Xhabiri tha:

“Pastaj ai u ngrit dhe u mbështet në Bilalin…”

Ibnul Kajjimi ka thënë:

“Nuk kishte asnjë minber për tu ngjitur. As nuk u nxor minberi nga Medina. Përkundrazi, ai qëndroi në tokë dhe mbajti hutben.” (Zadul-Me’ad (1/445))

Pastaj ai përmendi hadithin e Xhabirit, ky hadith i Ibn Abasit dhe një tjetër hadith nga Xhabiri dhe tha:

“Kjo dëshmon se ai mbajti hutben ose mbi një minber apo edhe mbi shtazën e tij. Ndoshta ata kishin ndërtuar një minber prej tullave të thara nga dielli, nga balta ose diçka të ngjashme.

Është thënë se këto dy hadithe janë padyshim autentike dhe se minberi i tij nuk u nxor nga xhamia. I pari që e nxjerri atë ishte Maruan bin el-Hakam pas së cilës ai u kritikua. Lidhur me minberin e ndërtuar nga tullat e thata në diell dhe nga balta, Buhkari dhe Muslimi transmetoi se Kethir bin es-Salt ishte i pari që ndërtoi një minber nën qeverisjen e Maruanit në Medine. Ndoshta ai qëndroi në ndonjë vend të ngritur ose stol. Pas kësaj, ai shkoi tek gratë për t’u mbajtu hutbe atyre, për t’u dhënë udhëzime dhe për t’i kujtuar ato – dhe Allahu e di më mirë. “(Zad-ul-Ma’ad (1/447))

2 60:12

3 Ibn Hazmi (3/217), Ebu Davudi (1/174), nëpërmjet tij Bejhaki (3/307), Nesai (1/277), Ahmedi (1/331), i cili qëndron për shtesat, Ibn-ul-Xharud në “el-Muntaka” (263) dhe Ibn Khuzajmeh në “es-Sahîh” (2/356/1458). Pasi që Ibn Hazmi kishte argumentuar se fytyra e gruas nuk është auret, ai tha:

“Ibn Abasi, i cili ishte në praninë e të dërguarit të Allahut pa duart e grave. Pra, është e saktë se as duart dhe as fytyra e gruas nuk i përkasin auretit së saj. Çdo gjë tjetër duhet të mbulohet.”

Duke pasur parasysh se hadithi përmend se si gratë i premtuan besnikërinë profetit , kjo ndodhi pasi zbriti ajeti në lidhje me veshjen e jashtme, e që përndryshe u shpall në vitin e 3. Ndërsa ajeti në lidhje me besnikërinë, nga ana tjetër, u zbulua në vitin 6. Sipas “Fet’h-ul Bari (2/377)” dëshmoi ngjarjen e Ibn Abasit pas pushtimit të Mekës, e cila e forcon argumentimin edhe më shumë.

Shpërndaje: