Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Kohëzgjatja e telbijes

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq.18-19

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

18 – Duhet praktikuar telbijen sepse ajo i takon ritualeve të haxhit1. Ai (salAllahu alejhi ue selem) gjithashtu tha:

“S’ka njeri që e thotë telbijen, nuk ka pemë dhe shkëmbinj në të djathtë dhe të majtë të tij aq sa mund të arrijë shikimi i syrit që gjithashtu bëjnë telbijeh.”2

Kjo vlen veçanërisht çdo herë kur ngjitet në një vend të lartë dhe zbret poshtë. Argument për këtë është hadithi i lartpërmendur:

“Sikur po e shoh Musain (alejhis-selam) duke zbritur Thanijjeh dhe të lexojë telbijen më zë të lartë për Zotin e tij (te ala).”

Në një hadith tjetër thuhet:

“Sikur po e shoh atë duke zbritur nga lugina dhe duke lexuar telbijen.”3

19 – Është e lejuar për të bashkangjitur me telbijen shprehjen:

لا إله إلا الله

(la ilahe ilAllah)

“Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.”

Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Dola me të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i cili vazhdoi të lexonte telbijen derisa ai të kishte goditur shtyllën e Akabasë. Ai e kishte zakon që të bashkonte telbijen me shprehjen:

لا إله إلا الله

(la ilahe ilAllah)

“Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut.”4

20 – Kur arrini në zonën e shenjtëruar të Mekës dhe i sheh shtëpitë e qytetit, përfundon telbijeh5. Pas kësaj vlejnë ritualet e tjera që do të përmendim dalëngadalë.


1 Fjala është pjesë e një hadithi autentik të përmendur në “es-Sahihah” (828). Formulimi i tij fjalë për fjalë është:

“Xhibrili më urdhëroi të ngre zërin gjatë telbijes, sepse kjo i përket ritualeve të haxhit.”

2 Transmetuar nga Ibn Khuzejmeh dhe el-Bejhaki me një zinxhir transmetimi autentik, siç përmendet në “et-Targhib uet-Tarhib” (2/118).

3 Transmetuar nga Bukhari ((60/8) me shkurtesën time). Hafidh ibn Haxheri ka thënë:

“Në hadith duket se telbijeh është pjesë e praktikës së të dërguarve dhe se ajo duhet të lexohet në veçanti duke zbritur te poshtë dhe duke ngjitur përpjetë.”

4 Transmetuar nga Ahmedi (1/417) me një zinxhir të mirë transmetimi. El-Hakim dhe edh-Dhehebi e kanë vërtetuar atë, siç përmendet në “el-Haxh el-Kabir”.

5 Transmetuar nga Bukhari (779) me shkurtesën time) dhe el-Bejhaki. Shih “el-Mexhma” (3/225) dhe (3/239).

Shpërndaje: