Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 39
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) nënshkroi një marrëveshje paqeje me jehudët e Medinës. Rabini i tyre Abdullah bin Selami (radijAllahu anhu) u konvertua në islam, ndërsa pjesa më e madhe e tyre nuk besuan. Jehudët përbëheshin nga tre fise; Kajnaka, en-Nedhir dhe Kurejdhah.
I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i vëllazëroi Muhaxhirët dhe Ensarët. Në fillim të islamit, ata trashëguan njëri-tjetrin përmes vëllazërimit që kishte përparësi para afërsisë familjare.
Në këtë fazë Allahun (Azze ue Xhel) e bëri obligim gjithashtu zekatin për t’ia lehtësuar Muhaxhirëve të varfër. Siç e përmendi Ibn Hazmi në librin e tij të historisë. Disa dijetarë hadithi thanë se nuk e dinë se kur zekati u bë obligim.