Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

17.A lejohet që gratë të bëjnë itikaf?

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Lejohet që ruaja të bëjë itikaf dhe të vizitojë burrin e saj gjatë itikafit në xhami ashtu sikurse i lejohet burrit që ta përcjell gruan e tij deri tek dera e xhamisë.

Safije -radijAllahu anha- ka thënë:

“I dërguari i Allahut ﷺ  ishte në itikaf në dhjetëshin e fundit të Ramazanit dhe unë shkova që ta vizitoja një natë. Gratë e tij tashmë ishin aty, por shkuan pas një kohe. Bisedova me të për pak kohë, pastaj u ngrita për të shkuar në shtëpi, ai u ngrit me mua për të më përcjellë deri tek dera e xhamisë. Vendbanimi i saj ishte te shtëpia e Usame ibn Zejdit. Kur arritëm te dera e xhamisë që gjendej afër derës së Umm Selemes, dy burra nga Ensarët kaluan pranë nesh dhe kur panë profetin shpejtuan hapat.”

Profeti ﷺ u tha: “Mos nxitoni, kjo është Safije bintu Hujej.”

Ata i thanë: “Subhan Allah, o i dërguari i Allahut (ne nuk dyshojmë në ty)!”

Profeti ﷺ u tha: “Me të vërtetë, shejtani lëvizë në trupin e njeriut sikur gjaku, andaj u frikësova se mos ju hedhë dyshime ose tha: diçka në zemrat tuaja.”

Transmeton Bukhari (3101), Muslimi (2175) dhe Ebu Daudi dhe shtesa e fundit është e tij, kjo përmendet në Sahih Ebi Daud (2133) dhe (2134).

Gruas i lejohet të bëjë itikaf me burrin e saj ose vetëm.

Aishah -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Një prej grave të dërguarit të Allahut ﷺ (në një transmetim thuhet se ajo ishte Ummu Selemeh) bëri itikaf me të dhe teksa falej vërente se i rridhte gjaku dhe lëngu me ngjyrë të verdhë, ndërsa ena ishte e vendosur poshtë saj.”

Transmeton Bukhari, hadithi është përmendur në Sahih Ebi Daud (2138). Transmetimi i dytë gjendet në Seid Mensur, e cila përmendet në El-Fet’h (4/281). Ndërsa Darimi tha se ajo ishte Zejnebja, dhe Allahu e di më së miri.

Ajo gjithashtu tha:

Profeti  bënte itikaf dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, derisa vdiq. Pastaj kështu vepruan gratë e tij.”

Transmeton Bukhari, Muslimi dhe të tjerët.

E gjithë kjo dëshmon se edhe grave u lejohet të bëjnë itikaf me kusht që kujdestarët e tyre të pajtohen me këtë dhe të mos ketë sprova apo përzierje me burrat. Këto kushte mbështeten nga shumë prova dhe bien nën parimin e fikhut: “Largimi i dëmeve ka përparësi ndaj sjelljes së të mirave”.

Shpërndaje: