Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 25-26
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ajeti-Kursij është ajeti më madhështorë në Kuran. Ai përbëhet nga pohimi dhe mohimi:
الْحَيُّ الْقَيُّومُ
”…të Gjallit, Mbajtësit të gjithçkaje.”
Ky është pohimi.
لاَ تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلاَ نَوْمٌ
”Atë nuk e kaplon as kotja, as gjumi.”
Ky është mohimi
لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ
”Atij i përkasin gjithë ç’është në qiej e gjithë ç’është në tokë.”
Ky është pohim.
مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلاَّ بِإِذْنِهِ
”E kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveç se me lejen e Tij?”
Ky është mohim.
يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ
”Ai di se çfarë u ndodh krijesave të Tij në këtë botë, dhe çfarë do t’u ndodhë atyre në botën tjetër…”
Ky është pohim.
وَلاَ يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِّنْ عِلْمِهِ إِلاَّ بِمَا شَاء وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ وَلاَ يَؤُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ
“Kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi i Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë kujdesjen ndaj tyre. Ai është i Larti, Madhështori!”
Allahu sqaroi përkryeshmërinë e Tij dhe se Ai është më i Larti, i Plotfuqishmi. Ai sqaroi se ka jetë të përsosur dhe se Ai është i Gjalli, Mbajtësi i përjetshëm i krijesave dhe Poseduesi i çdo gjëje. Prandaj, është e detyrueshme që të përulemi para Tij dhe t’i lutemi vetëm Atij (subhanehu ue te ala) dhe t’i drejtohemi Atij në të gjitha çështjet. Ai ka gjithçka në dorën e Tij. Prandaj, Ai (subhaneh) tha:
وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ
“Zoti juaj ka thënë: “Më lutni Mua se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në xhehenem të poshtëruar.” 1
وَاسْأَلُواْ اللّهَ مِن فَضْلِهِ إِنَّ اللّهَ كَانَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا
”…dhe kërkoni Allahut nga Begatitë e Tij. Allahu është kurdoherë i Gjithëdituri për çdo gjë.” 2
وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ
“Dhe kur robët e Mi të pyesin ty (O Muhammed) për Mua, atëherë (përgjigju atyre): “Vërtet Unë jam pranë (tyre me Dijen Time), Unë i përgjigjem duave (lutjeve) të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje (pa ndërmjetësues apo ndërlidhës).” 3
1 Gafir 40:60
2 An-Nisa’ 4:32
3 El-Bekare 2:186