Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 64
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ndoshta dikush pyet se pse kam përmendur mu këto tri gjëra. Si mund ta di se Muhammedi Surur posedon gjitha këto? Çfarë argumentesh ke për të gjithë këtë?
Muhammad Surur është në vendin e nasarave, mijëra kilometra larg Gadishulli Arabik.
Përgjigja ime për pyetjen e pritshme është kjo që vijon:
1 – Se Muhammed Surur dhe muslimanët e tillë jetojnë në vendet e kufarëve është konfirmuar në mënyrë që ajo nuk ka nevojë për ndonjë argument.
Se unë e urdhëroj të përmendurin dhe të tillët si ai, që të kthehen në vendin më të mirë Islam sepse ky është një obligim për të dhe të tillët si ai, të cilët janë vendosur në qetësi në vendet e kufarëve dhe të idhujtarëve. Ata madje preferojnë të qëndrojnë aty edhe pse ata nuk janë të detyruar për ta bërë këtë. Ata nuk kanë justifikime të vlefshme sipas Islamit për t’i shpëtuar gjykimit që argumentet e kanë nënvizuar, pra ndalimi për të jetuar në mesin e kufarëve dhe idhujtarëve dhe përzierja me ta. Allahu (azze ue xhel) i ka kërcënuar të konvertuarit në Islam që ende jetojnë në vendet e kufrit, që të jetojnë në to nëse ata kanë mundësi që të emigrojnë.
Allahu (te ala) ka thënë:
إِنَّ الَّذِينَ تَوَفَّاهُمُ الْمَلآئِكَةُ ظَالِمِي أَنْفُسِهِمْ قَالُواْ فِيمَ كُنتُمْ قَالُواْ كُنَّا مُسْتَضْعَفِينَ فِي الأَرْضِ قَالْوَاْ أَلَمْ تَكُنْ أَرْضُ اللّهِ وَاسِعَةً فَتُهَاجِرُواْ فِيهَا فَأُوْلَئِكَ مَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ وَسَاءتْ مَصِيرًا إِلاَّ الْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ الرِّجَالِ وَالنِّسَاء وَالْوِلْدَانِ لاَ يَسْتَطِيعُونَ حِيلَةً وَلاَ يَهْتَدُونَ سَبِيلاً فَأُوْلَئِكَ عَسَى اللّهُ أَن يَعْفُوَ عَنْهُمْ وَكَانَ اللّهُ عَفُوًّا غَفُورًا
“Kur melekët ua marrin shpirtin atyre që ishin mizorë të vetvetes duke qëndruar me kufarët në një kohë kur emigrimi ishte obligim për ta. Melekët u thonë: “Në çfarë gjendje ishit?” Ata përgjigjen: “Ne ishim të dobët dhe të shtypur në tokë.” Melekët u thonë: “A nuk ishte e gjerë toka e Allahut e të migronit në të?” Vendi i tyre është xhehenemi dhe sa vend i keq është ai! Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, gratë e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë për emigrim. Për këta ka shpresë se Allahu do t’i falë. Me të vërtetë Allahu është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.” 4:97-99
Nëse Allahu nuk e arsyeton person i cili konvertohet në Islam në vendin e tij dhe nuk mund të largohet me fenë e tij në një vend Islamik, çfarë të thuhet për personin i cili vullnetarisht udhëton nga vendi Islamik për në vendin joIslam dhe idhujtarë, vendoset në të dhe i nënshtrohet ligjeve të tij?