Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

17.Ata i përqeshin Selefitë të cilët kundërshtojnë metodologjinë e tyre

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: Esbab Istikamat-ish-Shebab ue Baua’ith Inhirafihim, fq. 22

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

17 – Mbështetësit e metodologjisë së Ikhuanu Musliminëve i përqeshin dijetarët Selefi dhe nxënësit e tyre që shkojnë kundër metodologjisë së tyre dhe i akuzojnë ata se janë “dijetarë të parave”, “dijetarë të së keqës” dhe “pasivë”. Në të njëjtën kohë ata e justifikojnë pasivitetin e tyre me fjalë boshe duke thënë se i dërguari thirri në Teuhid-ul-Uluhije trembëdhjetë vjet në Mekë dhe se nuk është koha për konfrontim.

Nëse ke dyshim në këtë që u përmend, duhet të lexosh atë që aktivisti1 i vocërr (që në përgjithësi është edukuar nga librat e shkruar nga ideologët e Ikhuanu Musliminëve) ka shkruar. Dëgjo se si ai u drejtohet dijetarëve të të gjitha kohërave të cilët kanë shkruar lidhur me diturinë sheriatike, kanë bërë përpjekje të ngrisin lart çështjet e besimit dhe dispozitat dhe thirrjen sipas menhexhit Selefi. Por pasi që ata as nuk kanë ecur në rrugën e aktivistëve politikanë apo nuk kanë kundërshtuar dhe nuk janë revoltuar kundër pushtetarëve, aktivisti Aid el-Karni u foli në këtë mënyrë:

Falu dhe agjëro sa të duash

Feja nuk e njeh adhuruesin me anë të namazit dhe të agjërimit

Le të jenë tespitë tua dy metra të gjata,

vendose një çallmë dhe ngjyrose me ngjyrë mermeri

Ti je një nga murgjit e priftërinjve

Ti nuk je nga feja e Ahmedit (Muhammedit ﷺ) …

Si pasojë ka thënë një vëlla fisnik nga dijetarët Selefi:

“Kjo poezi lavdëron dhe mbështetë politikën e devijuar dhe nënçmon dijetarët, diturinë e tyre dhe veprat e tyre. Sipas tij ata nuk përfitojnë nga dija e tyre, e as nuk përfitojnë nga namazi i tyre apo nga adhurimi i tyre përderisa ata nuk merren me të kuptuarit aktivist dhe të shpikur. Ai madje edhe bën tekfir mbi ta, kur thotë:

Ti je një nga murgjit e priftërinjve

Ti nuk je nga feja e Ahmedit …

Njeriu që qëndron pas kësaj poezie qartë përhap librat, autorët e të cilëve i kanë mbushur ato me gabime dhe bidate famëkeqe. Disa prej këtyre shkrimtarëve është Sejid Kutub dhe Ebul-A’la el-Meududi. Allahu i bëftë ata që i detyrojnë këta njerëz që t’i kthehen të vërtetës.

Shpërndaje: