Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1 – Kushdo që mund të ndihmojë vëllain e tij me diçka që ia lehtëson fatkeqësinë ose vështirësinë e tij, duhet ta bëjë këtë.
Muslimani e ka obligim që të mos jetë shkaktar që vëllai i tij të humbas diçka për të cilën ai ka nevojë ngase ky veprim për të është fatkeqësi dhe besimtari nuk duhet të pëlqejë që kjo ta godet vëllain e tij.
2 – I mençuri nuk duhet të ketë lidhje vëllazërore me mëkatarët sepse mëkatari është sikurse gjarpri i shurdhër i cili vetëm di të kafshoj dhe të lëshoj helmim. Dije se mëkatari ka shoqëri dhe mban lidhje vëllazërore me të tjerët vetëm për interesat e tij personale. Fisniku krijon simpati për fisnikun vetëm me një takim të vetëm edhe nëse ata nuk takohen më!
3 – Sufjani tregon se Junus bin Ubejd u godit me një fatkeqësi dhe disa i thanë atij:
“A nuk të ka vizituar Ibn ‘Aun?”
Ai tha: “Nëse ne besojmë në dashurinë e vëllait tonë ndaj nesh atëherë nuk dëmtohemi nëse ai nuk na viziton.”
4 – I mençuri nuk duhet të jetë arrogant e i pasjellshëm ndaj vëllezërve të tij, nëse e bën një gabim të tillë, duhet që t’i jap fund menjëherë. Njeriu nuk duhet të jetë i pakujdesshëm qoftë edhe ndaj një sjelljeje të pahijshme. Ai që nuk është i kujdesshëm ndaj sjelljeve të këqija edhe nëse se ato janë të vogla shumë shpejt mund të bëj sjellje të këqija të mëdha. Prandaj çdonjëri e ka obligim që menjëherë t’i jap fund sjelljeve të këqija. Nuk ka mirësi në besueshmërinë pa besnikëri ashtu siç nuk ka mirësi në dijen pa pasur frikë Allahun.
5 – I mençuri duhet të ketë lidhje vëllazërore vetëm me njerëz që kanë të menduar të pastër (të mirë), fe, dije dhe moral të mirë, mençuri e cila është fituar për shkak të qëndrimit të vazhdueshëm me të devotshmit. Dhe dije se të shoqëruarit me një budalla i cili është rritur me njerëz të mençur është më e mirë sesa të shoqëruarit me një të shkathët i cili është rritur me njerëz injorantë!
6 – I mençuri hulumton në lidhje me njerëzit para se të krijoj lidhje vëllazërore me ta. Një nga përvojat më të mira të një personi është shprehja e dashurisë edhe në raste të zemërimit.
7 – Llukmani e ka porositur birin e tij duke i thënë:
“Bir i dashur! Nëse dëshiron të krijosh lidhje vëllazërore me një njeri atëherë fillimisht duhet ta zemërosh atë! Në rast se nuk është i drejtë ndaj teje kur të jetë zemëruar, duhet ta braktisësh atë menjëherë.”
8 – Shu’beh ka thënë:
“Një herë prej herësh Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- i tha shokëve të tij:
“Ju jeni ata të cilët ma largoni mërzinë!”
9 – Khalid bin Safuan ka thënë:
“Vetëm tri gjëra kanë mbetur nga kënaqësitë e kësaj bote: lidhja bashkëshortore, të kesh fëmijët pranë dhe takimi me vëllezërit.”
10 – I mençuri duhet ta dijë se asnjë lumturi nuk mund të krahasohet me lumturinë që vjen nga të shoqëruarit me vëllezërit e mirën dhe se asnjë brengë nuk mund të krahasohet me humbjen e tyre.