Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

17.Idhujtarët e dinin domethënien e shahadetit

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Megjithatë, kuptimi i këtyre fjalëve është rëndësia, nuk është vetëm shprehje e thjeshtë. Idhujtarët e dinin se qëllimi i profetit ﷺ me këto fjalë ishte të kthyerit vetëm tek Allahu, të mohonin çdo gjë tjetër që adhurohet në vend të Tij dhe të distancohen nga ajo. Kur profeti ﷺ u tha atyre: “Thuani: ”La ilahe ilAllah”, ata thanë:

“A i ka bërë ai të gjithë të adhuruarit në Një të Adhuruar të Vetëm?! Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!”  38:5

Shpjegimi

Megjithatë, kuptimi i këtyre fjalëve është … – Do të thotë fjalët “La ilahe ilAllah”.

Kur ai ﷺ u tha atyre … – Sikurse në fjalinë e mëparshme, ai (rahimehullah) shpjegon se fjala: ”La ilahe ilAllah” do të thotë se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut. Ai sqaron se idhujtarët e kuptuan këtë dhe e dinin se qëllimi nuk ishte vetëm shqiptimi i shahadetit. Ata e dinin që do të thotë se vetëm Allahu meriton të adhurohet. Prandaj, ata e kundërshtuan atë, pavarësisht se nuk e mohuan se vetëm Allahu krijon dhe furnizon.

Shpërndaje: