“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

17.Llojet e ndryshme të adhurimit

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Thalathat-il-Usul, fq 27-28

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

Adhurimi është disa llojesh, pra Islami me shtyllat e tij është adhurim, namazi, agjërimi, gjithashtu besimi që përfshinë veprat e zemrës, besimin në Allahun, në engjëjt, në librat, në profetët, në ditën e gjykimit, në kaderin (përcaktimin), gjithashtu përfshin frikën, shpresën, mbështetjen, përmallimin, përulësinë, butësinë, frikën, pendimin, lutjen për ndihmë, lutjen për mbrojtje, lutjen për shpëtim, zotimet dhe të gjitha adhurimet e tjera të cilat Allahu i ka urdhëruar. Të gjitha këto adhurime i përkasin vetëm Allahut. Argument për këtë janë fjalët e Tij -te ala-:        

وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا

Dhe vërtet që xhamitë janë për Allahun (të Vetëm), kështu që mos lutni askënd tjetër karshi Allahut!” El-Xhin, 72:18

Ai që ndonjë prej këtyre adhurimeve ia dedikon dikujt tjetër pos Allahut është kafir idhujtarë. Argument për këtë janë fjalët e Tij -te ala-:  

وَمَن يَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ لَا بُرْهَانَ لَهُ بِهِ فَإِنَّمَا حِسَابُهُ عِندَ رَبِّهِ إِنَّهُ لَا يُفْلِحُ الْكَافِرُونَ

”E ai që u lutet të tjerëve karshi Allahut duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për kufarët.” El-Mu’minun, 23:117

Hadithi thotë:

”Lutja është esenca e adhurimit.” 1

Argument për këtë janë fjalët e Tij -te ala-:

وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ

“Dhe Zoti juaj thotë: “M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem! E ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehenem.” Gafir, 40:60

Shpjegimi

Ka lloje të ndryshme të adhurimit. Një prej tyre është Islami me shtyllat e tij. Të gjitha veprat Islame, si namazi dhe agjërimi, të cilat Allahu i urdhëron, ato i përkasin adhurimit. E njëjta gjë vlen edhe për besimin me veprat e brendshme si besimi në Allahun, në engjëjt e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në ditën e gjykimit dhe në kaderin duke përfshirë të mirën dhe të keqen në të. Frika, dashuria dhe shpresa janë gjithashtu shembuj të adhurimit. Po ashtu ihsani që do të thotë që ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh Atë. Kjo gjithashtu i përket adhurimit, ky është në të vërtetë adhurimi më i lartë dhe më madhështorë. Çdo person që është përgjegjës për veprimet e tij është i detyruar që sinqerisht ta adhurojë vetëm Allahun. Atij nuk i lejohet që të adhurojë profetët, njerëzit e devotshëm dhe besnik, statujat, pemët, gurët apo yjet karshi Allahut. Adhurimi është e drejtë e Allahut vetëm.

Ai -te ala- ka thënë:  

وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا

”Dhe vërtet që xhamitë janë për Allahun (të Vetëm), kështu që mos lutni askënd tjetër karshi Allahut!

إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!“ El-Fatihah, 1:5

وَلاَ تَدْعُ مِن دُونِ اللّهِ مَا لاَ يَنفَعُكَ وَلاَ يَضُرُّكَ فَإِن فَعَلْتَ فَإِنَّكَ إِذًا مِّنَ الظَّالِمِينَ

”Dhe mos lut tjetër kë pos Allahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjellë as dobi as dëm, e nëse e bën atë, dije se i ke bërë padrejtësi vetvetes.” Junus, 10:106

وَمَن يَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ لَا بُرْهَانَ لَهُ بِهِ فَإِنَّمَا حِسَابُهُ عِندَ رَبِّهِ إِنَّهُ لَا يُفْلِحُ الْكَافِرُونَ 

”E ai që u lutet të tjerëve karshi Allahut duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për kufarët.”

يُولِجُ اللَّيْلَ فِي النَّهَارِ وَيُولِجُ النَّهَارَ فِي اللَّيْلِ وَسَخَّرَ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ كُلٌّ يَجْرِي لِأَجَلٍ مُّسَمًّى ذَلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ لَهُ الْمُلْكُ وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِ مَا يَمْلِكُونَ مِن قِطْمِيرٍ إِن تَدْعُوهُمْ لَا يَسْمَعُوا دُعَاءكُمْ وَلَوْ سَمِعُوا مَا اسْتَجَابُوا لَكُمْ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكْفُرُونَ بِشِرْكِكُمْ وَلَا يُنَبِّئُكَ مِثْلُ خَبِيرٍ

”Ai (Allahu) e shpie natën (e zgjatë njërën dhe shkurton tjetrën), dhe e ka nënshtruar diellin dhe hënën – secili lëvizë deri në kohën e caktuar. I tillë është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! E, ata që i adhuroni ju, pos Tij – nuk posedojnë as sa lëkura e bërthamës së hurmës. Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë, nuk mund t’ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Gjithëdijshmi.” El-Fatir, 35:13-14


Tirmidhi (3371) nga Enes ibn Maliku.

Shpërndaje: