Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

17.Lutja për mbrojtje dhe domethënia e saj

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Esh-Sherh El-Mumtez
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pas lutjes hyrëse duhet të kërkohet mbrojtje tek Allahut kundër shejtanit, duhet thënë:

أعوذ بالله من الشيطان الرجيم

”Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar.”

Kjo thuhet para fillimit të leximit të Kuranit. Të kërkosh mbrojtje tek Allahu do të thotë të kërkosh strehim tek Ai, t’i kthehesh Atij dhe të përqendrohesh tek Ai.

Shejtani i mallkuar është i përjashtuar dhe i larguar nga mëshira e Allahut. Këtë e thua që ai të mos e dëmtojë jetën tënde fetare dhe jetën tënde të kësaj bote. Ky pra është kuptimi i lutjes së mbrojtjes; ti kërkon strehim tek Allahu, i kthehesh Atij dhe përqendrohesh tek Allahu kundër shejtanit, armikut të Allahut.

Shpërndaje: