Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

38.Lutjet hapëse të namazit

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 80-83

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Profeti e kishte zakon që të hapte namazin në mënyra të ndryshme. E bënte hamd, e lavdëronte dhe e uronte Allahun. Kështu ai e urdhëroi burrin i cili nuk u fal siç duhet dhe i tha:

”Vërtet, namazi i ndonjërit prej jush nuk është i plotë derisa ai të bën tekbir, ta bën hamd dhe ta lavdëron Allahun -azze ue xhel- dhe të lexon nga Kurani atë që i vjen më së lehti.1

Profeti e kishte zakon që të ndryshojë leximin e tij. Profeti ﷺ ka thënë:

اللهم باعد بيني وبين خطاياي كما باعدت بين المشرق والمغرب اللهم نقني من خطاياي كما ينقى الثوب الأبيض من الدنس اللهم اغسلني من خطاياي بالثلج والماء والبرد

“O Allah im, më largo nga mëkatet e mia ashtu siç ke larguar lindjen nga perëndimi. O Allah im, më pastro prej mëkateve të mia ashtu sikurse pastrohet rroba e bardhë nga njollat. O Allah im, më pastro prej mëkateve të mia me ujë, borë dhe akull.”

Atë e lexonte në namazin e detyrueshëm2.

Profeti ﷺ gjithashtu lexojë:

وجهت وجهي للذي فطر السموات والأرض حنيفا وما أنا من المشركين إن صلاتي ونسكي ومحياي ومماتي لله رب العالمين لا شريك له وبذلك أمرت وأنا أول المسلمين اللهم أنت الملك لا إله إلا أنت ربي وأنا عبدك ظلمت نفسي واعترفت بذنبي فاغفر لي ذنوبي جميعا فإنه لا يغفر الذنوب إلا أنت واهدني لأحسن الأخلاق لا يهدي لأحسنها إلا أنت واصرف عني سيئها لا يصرف عني سيئها إلا أنت لبيك وسعديك والخير كله في يديك والشر ليس إليك أنا بك وإليك تباركت وتعاليت أستغفرك وأتوب إليك

“E ktheva fytyrën time sinqerisht tek Ai i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën, dhe unë nuk jam prej idhujtarëve. Me të vërtetë namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai që nuk ka ortak, në këtë unë jam i urdhëruar dhe unë jam prej muslimanëve. O Allah! Ti je Sundimtari. Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç. Ti je Zoti im dhe unë jam robi Yt. Unë i kam bërë padrejtësi vetes time dhe unë i pranoj mëkatet e mia, prandaj m’i fal të gjitha mëkatet sepse askush pos Teje nuk fal mëkatet. Më udhëzo në moralin më të mirë sepse askush pos Teje nuk udhëzon në të. Largoje nga unë sjelljen e keqe sepse askush pos Teje nuk e largon atë. Të përgjigjem Ty dhe me këtë jam i lumtur. Çdo mirësi është në dorën Tënde4. E keqja nuk të përket Ty. Me Ty mbrohem dhe tek Ti kthehem. Ti je i Lavdëruar dhe i Lartësuar, kërkoj falje nga Ti dhe tek Ti pendohem.”

Këtë e lexonte si në namazin e detyrueshëm ashtu edhe në atë vullnetar5. E njëjta gjë vlen edhe për lutjen pa:

أنت ربي وأنا عبدك

”Ti je Zoti im dhe unë jam robi Yt.”

që në vend të saj i shtohej:

اللهم أنت الملك لا اله إلا أنت سبحانك و بحمدك

”O Allahu im! Ti je Mbreti. Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Teje. I pa të meta je Ti dhe i Lavdëruar je Ti.”6

4 – Ai mund të lexonte njëjt deri tek:

وأنا أول المسلمين

”… Dhe unë jam i pari i muslimanëve.”

dhe ia shtonte:

اللهم اهدني لأحسن الأخلاق و أحسن الاعمال, لا يهدني لأحسنها إلا أنت, و قني سيء الأخلاق و الاعمال, لا يقي سيئها إلا أنت

”O Allahu im! Më udhëzo në karakteret më të mira dhe në veprat më të mira. Askush përveç Teje nuk udhëzon në karakteret më të mira. Më mbrojë kundër karaktereve të këqija dhe veprave të këqija. Askush tjetër përveç Teje nuk mbron kundër karaktereve të këqija.”7

5 –

سبحانك اللهم وبحمدك وتبارك اسمك وتعالى جدك ولا إله غيرك

”I pa të meta je Ti, o Allahu im8 dhe hamdi dhe lavdërimi të përket Ty. Emri Yt është Madhështorë9, pasuria Jote është e madhe10 dhe nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Teje.”11

Profeti ﷺ ka thënë:

”Fjalimi që Allahu e do më së shumti është që robi të thotë:

سبحانك اللهم وبحمدك وتبارك اسمك وتعالى جدك ولا إله غيرك

”I pa të meta je Ti, o Allahu im dhe hamdi dhe lavdërimi të përket Ty. Emri Yt është Madhështorë, pasuria Jote është e madhe10 dhe nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Teje.”12

6 – Gjatë namazit të natës, ai mund të lexonte të njëjtën lutje dhe ia shtonte:

لا اله إلا الله

”Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut.”

Ai e lexonte këtë tri herë. Pastaj ai lexonte:

الله أكبر

”Allahu është më i Madhi.”

Edhe këtë e lexonte tri herë.13

7 –

الله أكبر كبيرا والحمد لله كثيرا وسبحان الله بكرة وأصيلا

”Vërtetë Allahu është më i Madhi. Shumë hamde dhe lavdërime i takojnë Allahut. I pa të meta është Allahu, mëngjes dhe mbrëmje.”

Një sahabi e filloi namazin në këtë mënyrë kështu që profeti ﷺ tha:

”U ngazëllova në të. Portat e qiellit u hapën për të.”14

8 – Një burrë tjetër filloi namazin duke thënë:

الحمد لله حمدا كثيرا طيبا مباركا فيه

”Hamdi i takon Allahut, hamde të shumta, të ëmbla dhe të bekuara!”

Atëherë profeti ﷺ tha:

”Pashë dymbëdhjetë engjëj duke nxituar se kush do të ngriste veprën e tij së pari.”15

9 –

اللَّهُمَّ لَكَ الْحَمْدُ أَنْتَ نُورُ السَّمَاواتِ والأَرْضِ وَمَنْ فِيهِنَّ وَلَكَ الْحَمْدُ أَنْتَ قيّام السَّماواتِ والأَرْضِ وَمَنْ فِيهِنَّ وَلَكَ الْحَمْدُ أَنْتَ رب السماواتِ و الأرضِ و من فيهن أنت الحق وَعْدُكَ الْحَقُّ وَقَوْلُكَ الْحَقُّ وَلِقَاؤُكَ حَقٌّ والْجَنَّةُ حَقٌّ وَالنَّارُ حَقٌّ والنَّبِيُّونَ حَقٌّ وَمُحَمَّدٌ حَقٌّ وَالسَّاعَةُ حَقٌّ اللَّهُمَّ لَكَ أَسْلَمْتُ وَبِكَ آمَنْتُ وَعَلَيْكَ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْكَ أَنَبْتُ وَبِكَ خَاصَمْتُ وَإِلَيْكَ حَاكَمْتُ فاغْفِرْ لِي مَا قَدَّمْتُ وَمَا أَخَّرْتُ ومَا أَسْرَرْتُ وَمَا أَعْلَنْتُ و ما أنت أعلم به مني، أنت القدم و أنت المؤخر أَنْتَ إِلهي لاَ إِله إِلاَّ أَنتَ و لا حول و لا قوة إلا بك

“O Allahu im! Ty të takon falënderimi. Ti je Drita (Nuri) e qiejve dhe e tokës dhe e asaj që ka në to. Ty të takon falënderimi. Ti je Mbikëqyrës i qiejve dhe i tokës dhe i asaj që gjendet në to, Ty të takon falënderimi. Ti je Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i asaj që gjendet në to, Ty të takon falënderimi. Ti je i Vërteti, premtimi Yt është i vërtetë, fjala Jote është e vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, xheneti është i vërtetë, xhehenemi është i vërtetë, profetët janë të vërtetë, Muhammedi është i vërtetë dhe kijameti është i vërtetë. O Allahu im! Të jam nënshtruar Ty, të besoj Ty, të mbështetem Ty, tek Ti kthehem. Për Ty armiqësohem dhe tek Ti kthehem për gjykim. Më fal mua për mëkatet e mia të mëparshme dhe të tanishme, atë që kam fshehur dhe atë që Ti e di më mirë se unë. Ti je Ai që vendosë gjërat në vendin e duhur dhe i kthen në vendin e duhur. Ti je Zoti im. Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Teje.”16

Profeti ﷺ e kishte zakon ta lexonte atë gjatë namazit të natës, si dhe lutjet e mëposhtme:

10 –

اللهم رب جبريل وميكال وإسرافيل فاطر السموات والأرض عالم الغيب والشهادة أنت تحكم بين عبادك فيما كانوا فيه يختلفون اهدني لما اختلف فيه من الحق بإذنك إنك تهدي من تشاء إلى صراط مستقيم

”O Allahu im! Krijues i qiejve dhe i tokës! Njohës i së fshehtës dhe i së dukshmes! Ti je Ai që do të gjykosh mes robërve të Tu për çështjet që ata nuk pajtoheshin! Më udhëzo me mëshirën Tënde, në të vërtetën e asaj për çka ata nuk pajtoheshin, sepse vërtet Ti e udhëzon këdo që dëshiron në rrugën e drejtë.”17

11 – Profeti ﷺ e kishte zakon të thoshte frazat e mëposhtme dhjetë herë:

الله أكبر

”Allahu është më i Madhi.”

الحمد لله

”Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.”

سبحان الله

”I pa të meta është Allahu.”

لا اله إلا الله

”Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut.”

أستغفر الله

”E lus Allahun për falje.”

Pas kësaj profeti ﷺ lexonte lutjen e mëposhtme dhjetë herë:

اللهم اغفر لي واهدني و ارزقني و عافني

”O Allahu im! Më fal, më udhëzo, më furnizo dhe më kurse mua.”

Pastaj profeti ﷺ thoshte frazën në vijim dhjetë herë:

اللهم إني أعوذ بك من الضيق يوم الحساب

”O Allahu im! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga mundimi në ditën e llogarisë.”18

12 –

الله أكبر الله أكبر الله أكبر ذو الجبروت والملكوت والكبرياء والعظمة

”Allahu është më i Madhi. Allahu është më i Madhi. Allahu është më i Madhi. Ai zotëron fuqinë dhe sundimin, Madhështinë dhe Lartësinë.”19


1 Ebu Daudi dhe Hakimi i cili tha se hadithi është autentik dhe Dhehebi u pajtua me këtë.

2 Bukhari dhe Muslimi ndërsa hadithi tjetër i përket Ibn Ebi Shejbes (12/110/2). Ai është përmendur në ”El-Irua (8)”.

3 Do të thotë qe unë vazhdimisht të bindem Ty, të shërbej Ty dhe pasojë fenë Tënde me të cilën je i kënaqur Ti.

4 E keqja nuk i atribuohet Allahut -te ala-, sepse nuk ka asnjë të keqe në veprimet e Tij -te ala-. Të gjitha veprat e Tij -azze ue xhel- janë të mira sepse ato janë të bazuara në drejtësi, mëshirë dhe urtësi. Të gjitha ato janë të mira dhe nuk ka asgjë të keqe në to fare. E keqja është e keqe për shkak se ajo nuk i atribuohet Atij -te ala-.

Ibn-ul-Kajim -rahimehullah- ka thënë:

”Ai -subhaneh- e ka krijuar të mirën dhe të keqen. E keqja është në disa nga krijimet e Tij dhe jo në veprimin e krijuar nga Ai. Prandaj Allahu -subhaneh- hoqi dorë nga padrejtësia që do të thotë të vendosësh gjërat në vendin e gabuar. Ai vë gjërat vetëm në vende të duhura dhe të gjitha ato janë vetëm një mirësi. E keqja është që të vendosen gjërat në vendin e gabuar. Prandaj diçka nuk mund të jetë e keqe nëse ajo vendoset në vendin e duhur. Prandaj, është e njohur se e keqja nuk i përket Atij. Nëse pyet pse Ai e krijoi të keqen? Krijimi është i Tij dhe veprimi i Tij është i mirë dhe jo i keq. Krijimi dhe veprimi qëndron tek Ai -subhaneh-, ndërsa e keqja është e pamundur të qëndroj tek Ai. E keqja që gjendet në krijesat e Tij është për shkak se ajo nuk mund të asocijohet me Të. Veprimi dhe krijimi asocijohet me Të dhe për këtë arsye janë të mira. ”Shiko më shumë nga ky hulumtim në librin e tij ”Shifa-ul-Ghalil, fq. 178-206″.

5 Muslimi, Ebu Auaneh, Ebu Daudi, Nesai, Ibn Hibani, Ahmedi, Esh-Shafi’i dhe Tabarani. Kushdo që pretendon se hadithi vlen vetëm për namazin nafile ka gabuar.

6 Nesai me një zinxhir të mirë transmetimi.

7 Nesai dhe Darakutni me një zinxhir të mirë transmetimi.

8 Do të thotë se unë të deklaroj Ty të jesh i pa të meta.

9 Do të thotë bekimi i emrit Tënd është i pasur kur të gjithë ata që e përmendin atë gjejnë bekime.

10 Do të thotë Madhëria Jote dhe Madhështia janë të Lartësuara.

11 Ebu Daudi dhe Hakimi i cili e bëri autentik dhe Dhehebi u pajtua me të. El-Ukejli ka thënë:

”Ky hadith është transmetuar në rrugë të ndryshme me zinxhirë të mirë.” (fq. 103) Kjo është përmendur në “El-Irua (341)”.

12 Ibn Mande në ”Kifab-ut-Teuhid (2/123)” me një zinxhir autentik. Transmetuar nga Nesai në ”El-Jaum uel-Lejlah” nga sahabët dhe nga profeti ﷺ, gjë të cilën Ibn Kethiri e përmend në ”Xhemi-ul-Mesenid (2/235/2/3 )”. Pastaj e kam gjetur atë tek Nesai (849, 850), pas së cilës e kam përmendur atë në ”Es-Sahihah (2939)”.

13 Ebu Daudi dhe Tahaui me një zinxhir të mirë transmetimi.

14 Muslimi dhe Ebu Auaneh. Autentik sipas Tirmidhiut. Ebu Nuajm e transmetoi atë në ”Akhbar Asbahan (1/210)” dhe përmes Xhubejr Mutim i cili tregoi se ai e ka dëgjuar profetin ﷺ duke e lexuar atë në namaz vullnetar.

15 Muslimi dhe Ebu Auaneh.

16 Bukhari, Muslimi, Ebu Auaneh, Ebu Daudi, Ibn Nasr dhe Ed-Darimi.

17 Nuk do të thotë së nuk është ligjësuar për ta lexuar atë gjatë namazeve obligative. Përjashtimi i vetëm është imami i cili nuk duhet ta lexojë atë në mënyrë që të mos e zgjatë namazin me xhemat.

18 Ahmedi, Ibn Ebi Shejbeh (2/119/12), Ebu Daudi dhe Tabarani në ”El-Eusat (2/62)” me një zinxhir të saktë dhe të mirë të transmetimit që është në librin e tij ”Es-Saghir”.

19 Et-Tajalisi dhe Ebu Daudi me një zinxhir të saktë transmetimi.

Shpërndaje: