Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

17.Prandaj gruaja duhet të përmbushë të drejtat e burrit

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Gruaja muslimane e adhuron Zotin e saj – të Lartësuar- duke përmbushur të drejtat që ka ndaj burrit. Ajo pret shpërblim dhe një fund të lavdërueshëm prej Zotit – të Lartësuar- të saj. Ajo nuk i përmbush të drejtat e burrit të saj në formën e reciprocitetit; nëse ai i jep asaj, ajo ia kthen atij dhe nëse ai nuk i jep asaj as ajo nuk i jep atij. Ajo i jep atij në bazë të fjalëve të profetit ﷺ:

”Ju duhet të zbatoni atë që keni për detyrë, ndërsa ata duhet të zbatojnë atë që kanë për detyrë. 

Transmeton Muslimi (1846).

Ajo përmbush detyrat e saj sepse ajo e di se Allahu -i Madhërishëm- nuk i le veprat e mira të shkojnë bosh. Një grua e mirë muslimane e di se të drejtat e burrit janë të mëdha në Islam. Profeti i saj i dashur ka thënë:

”Sikur të urdhëroja dikë t’i bëjë sexhde dikujt (përveç Allahut), do të urdhëroja gruan t’i bëjë sexhde burrit të saj për shkak të të drejtave të mëdha që ai ka mbi të. Për Atë, në dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit, ajo nuk konsiderohet të ketë zbatuar të drejtat e Allahut derisa të mos ketë zbatuar tërësisht të drejtat e burrit derisa të jetë në gjendje t’iu përgjigjet kërkesës së tij (për marrëdhënie intime) qoftë edhe kur ajo është duke ngarë devenë.”

Transmeton Tabarani, hadithi është i saktë sipas imam Albanit në ”es-Sahihah (3366)”.

Profeti besnik ka thënë:

”Gruaja nuk do të ndjej ëmbëlsinë e besimit derisa të mos zbatojë të drejtat e burrit të saj. 

Transmeton Hakimi (4/7325) i cili tha se hadithi është autentik sipas kushteve të Bukharit dhe të Muslimi, dhe Dhehebiu u pajtua me këtë.

Gruaja muslimane pra ndien ëmbëlsinë e besimit kur ajo i plotëson të drejtën e burrit të saj.

Profeti ka thënë:

”Gruaja nuk ka zbatuar të drejtën e Allahut derisa të mos ketë zbatuat të drejtat e burrit të saj.” 

Transmeton Tabarani (4/7325). Zinxhiri i transmetimit është autentik sipas Mundhirit në ”et-Targhib (3/2986)”. El-Hejthemi ka thënë: ”Burrat e tij janë burra autentik përveç el-Mughirah bin Muslim që megjithatë, është i besuehsëm.” (Mexhma-uz-Zaua’id (5/5084), autentik sipas imam Albanit në ”es-Sahihah (3366)” dhe në ”Sahih-ut-Targhib uet-Terhib (1942)” .

Gruaja e drejtë plotëson përzemërsisht të drejtën e burrit të saj. Ajo nuk e rritë asnjë nga ato që ia bën burrit të saj. Përse? Sepse ajo e di se profeti i saj u shprehë në një mënyrë madhështore kur ai tha se çka do që të bëjë gruaja për burrin e saj kështu që ai meriton gjithmonë më mirë.

Profeti ka thënë:

”Po të kishte qenë korrekt që njeriu t’i bëjë sexhde njeriut, do ta kisha urdhëruar gruan t’i bëjë sexhde burrit të saj për shkak të obligimit të madh që ka ndaj tij.” 

Transmeton Ahmedi (3/158), el-Bazzar (13/6452) dhe Nesai (5/9147). Zinxhiri është i mirë sipas el-Mundhirit në ”et-Targhib (3/35)” i cili tha: ”Transmetuesit e tij janë të besueshëm dhe të njohur.” Autentik sipas imam Albanit me ndihmën e tjerë transmetimeve në ”Sahih-ut-Targhib uet-Terhib (1936)”, shih ”el-Irua (7/55)”.

Profeti gjithashtu ka thënë:

”Sikurse ta dinte gruaja të drejtën e madhe që ka burri ndaj saj, ajo nuk do të ulej gjatë kohës kur burri ha darkën apo drekën e tij, derisa ai të përfundojë së ngrëni. 

Transmeton Tabarani (20/333) dhe el-Bazar (7/2665).

Kur gruaja e drejtë muslimane i plotëson të drejtat e burrit, ajo nuk ia kujton ato atij. Ajo madje e kupton se çfarë merita ai ka mbi të, sepse ajo vepron përgjatë fesë së saj dhe merr parasysh fjalët e profetit të saj për të cilat Zoti i tij tha:

”Tashmë ju ka ardhur një i dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet e juaja, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë dhe i mëshirshëm me besimtarët.Et-Teube, 9:128

Asaj nuk i intereson për joshjet e shejtanëve xhin dhe njerëz, që në pamjen e jashtme duken si të mëshirshëm dhe flasin për të drejtat e njeriut ndërsa brenda janë një dënim i qartë. Shejtani përdor miqtë e tij në mesin e njerzve dhe xhinëve për të shkatërruar shtëpinë e gruas.

Gruaja e drejtë dhe e bekuar e di se ajo nuk është një shërbëtore e nënshtruar në shtëpinë e saj, por ajo e di se çfarë pozicioni ajo ka në shtëpinë e saj. Ajo është përgjegjëse për shtëpinë e saj dhe një nga përgjegjësitë e saj është se ajo i plotëson të drejtat e burrit të saj.

Profeti ka thënë:

”Gruaja është bareshë dhe përgjegjëse për shtëpinë e burrit të saj dhe për fëmijët e tyre.”

Transmeton Bukhari (7138) dhe Muslimi (1829).

Profeti ka thënë gjithashtu:

”Çdo njeri të cilin Allahu e ka bërë përgjegjës mbi një kope dhe ai vdes duke tradhtuar kopenë e tij, Allahu do t’ia ndalojë hyrjen në xhenet. 

Transmeton Muslimi (142).

Ne duhet ti’a mësojmë grave atë që është transmetuar nga profeti në lidhje me të drejtat e burrit mbi gruan kështu që gruaja mund ta knaqë Zotin e saj dhe që lumturia të realizohet në shtëpinë e saj.

Shpërndaje: