Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

19.Prandaj perëndimi nuk mund ta luftojë terrorizmin

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 24

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Lufta kundër terrorizmit në vendet joIslame është e bazuar në ligjet e tyre. Edhe pse ligjet e tyre largojnë ndonjë të keqe, ato prapë duhet të jenë të shtrembëra. Prandaj terrorizmi vetëm se do të rritet dhe do të përhapet në vendet e tyre. Ai do t’i godet ata përsëri dhe përsëri, në mes të ditës më të ndritur sepse ata nuk kthehen tek Allahu, i Cili i krijoi.

Është jashtëzakonisht për të ardhur keq se shumica e vendeve Islamike imitojnë vendet joIslamike dhe gjykojnë me ligjet e themeluara nga njerëzit në çështje që nuk lejohet të gjykohet me to. Është e detyrueshme të gjykohet vetëm me librin e pastër dhe të përkryer të Allahut. Vendet Islame i referohen Islamit dhe mburren me Islamin në mediat dhe motot e tyre. Disa vende Islamike kanë hequr shumicën e ligjeve të librit dhe kanë zgjedhur të imitojnë njerëzit në mesin e liderëve të kufrit dhe ateistët rebel. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Shpërndaje: