Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

17.Sahabija që shfaqi fytyrën dhe duart

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.69

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

7 – Subej’eh bint el-Harith na tregoi:

“Ajo ishte e martuar me Sa’d bin Khaulah (i cili gjithashtu luftoi në Bedr) i cili vdiq gjatë haxhit lamtumirës. Para përfundimit të zisë së saj që është katër muaj e dhjetë ditë, ajo lindi një fëmijë. Pas lehonisë së saj ajo e takoi Ebus-Sanabil bin Ba’kak. Ajo kishte kuhël në sytë e saj, ishte ngjyrosur dhe dukej e rregulluar. Ai i tha asaj: “Ke kujdes. A dëshiron të martohesh? Periudha e zisë zgjat katër muaj dhe dhjetë ditë pas vdekjes së burrit tåend.” Ajo tha: “Unë shkova te profeti dhe i tregova atë që Ebus-San’ab bin Ba’kak më kishte thënë dhe ai tha:

“Të është lejuar martesa pas lindjes së fëmiut.”1

1 Ahmedi (6/432) nëpërmjet dy rrugëve të transmetimit një autentik dhe një i mirë. Baza për hadithin tregohet nga Bukhari dhe Muslimi që kanë transmetuar:

“Ajo kishte dëshirë që të martohej.”

Këtu përmendet se si Ebus-Sanabili e kishte kërkuar për martesë, por ajo kishte refuzuar. Në en-Nesai thuhet:

“Ajo ishte bërë tërheqëse për t’u martuar.”

Hadithi është argument konkret se duart e gruas nuk ishin auret sipas sahabijeve. As fytyra, apo madje të paktën sytë. Përndryshe, Subej’eh (radijAllahu anhu) nuk do t’iu kishte shfaqur në këtë mënyrë Ebu San’abilit, sidomos kur pasi që ajo refuzoi propozimin e tij për martesë.

Shpërndaje: