Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

17.Shtaza më e papastër

Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Dobi:

1 – Papastërtia e qenit sqarohet kur ai lëpinë një pjatë. Pastaj pjata duhet të pastrohet shtatë herë, njëra prej të cilave duhet të jetë me dhe. Është më së miri që pastrimi i parë të bëhet me dhe, e cila përmendet nga Muslimi:

 “…nga të cilat pastrimi i parë duhet të jetë me dhe.”

Gjithashtu lejohet të përdoret dheu në pastrimet e tjera, por e para është sikurse u tha më së miri.

2 – Papastërtia e rëndë e qenit e cila është gjithashtu papastërtia më e rëndë. Qeni është më i papastër se derri, se ujku dhe kafshët grabitqare të tjera. Sipas mendimit të saktë, papastërtia e derrit duhet të pastrohet si çdo papastërti tjetër derisa të pushojë. Për fat të keq disa njerëz mbajnë qenë krejtësisht pa nevojë, qoftë për të imituar kufarët ose edhe për shkak se Allahu -azze ue xhel- i sprovon ata me qen. Sepse ai që ka një qen në mënyrë të panevojshme, humbet vepra të mira çdo ditë që korrespondojnë me një mal të madh1.


1 Buhari (5164) dhe Muslimi (1575).

Shpërndaje: