Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

31.Karavani i Kurejshëve u shpëton muslimanëve

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 48-49
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Lidhur me Basbas bin Amr el-Xhuhenin dhe Adi bin Ebiz-Zaghba el-Xhuhenin, ata arritën në oazën e Bedrit dhe dëgjuan një skllave duke i thënë tjetrës: ”A nuk do ta paguash borxhin tim?” Ajo u përgjigj: ”Karvani do të vijë nesër apo pasnesër. Unë së pari do të punojnë për të, pastaj do ta paguaj borxhin ty.”

Mexhdi bin Amr konfirmoi fjalët e saj. Kur dy burrat e dëgjuan skllaven duke thënë këtë ata u nisën duke e pasur Ebu Sufjanin pas tyre. Ai e pyeti Mexhdi bin Amrin: ”A ke vërejtur ndonjë prej shokëve të Muhammedit?” Ai tha: ”Jo, përveç dy kalorës që zërën vend në atë kodër.” Ebu Sufjani shkoi në vendin e tyre. Ai u shprushi bajgat e deveve të tyre dhe gjeti bërthama të hurmeve me ç’rast ai tha: ”Pasha Allahun! Ky është ushqimi i Jethribit! ”Ai e dërgoi karvanin nga rruga bregdetare dhe në këtë mënyrë u iki atyre. Ai i dërgoi një lajmëtar Kurejshëve duke thënë se ai shpëtoi me karvanin dhe se ata të kthehen. Kur Kurejshët e morën lajmin refuzoi Ebu Xhehli dhe tha: ”Pasha Allahun! Ne nuk do të kthehemi deri sa të arrijnë në oazë e Bedrit. Aty do të qëndrojmë tri ditë dhe do të pimë alkool dhe këngëtaret do ti bien dajres mbi kokat tona në mënyrë që ne të fitojmë respektin e arabëve përgjithmonë. ”El-Akhnas bin Shurejk u kthye me gjithë fisin e tij Benu Zuhrah dhe tha: ”Ju u nisët për ta shpëtuar karvanit tuaj – ai tani është shpëtuar”.

Asnjë nga fisi Benu Zuhrah nuk luftuan në Bedër përveç dy xhaxhallarëve të Muslim bin Ubejdilahit bin Abdil-lah bin Shihab bin Abdil-lah ez-Zuhrit. Ata morën pjesë në Bedër dhe mbytën paganët.

Shpërndaje: