Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Thuaj: “A e dini tani se Allahu i ka bërë tekfir (shpallë jobesimtarë) ata që adhuronin statujat dhe eulijatë dhe se i dërguari i Allahut ﷺ luftoi kundër tyre?”
Shpjegimi
Thuaj atij dhe tregoi se Allahu (subhanehu ue te ala) i konsideron kufarë ata që u luten njerëzve të mirë dhe statujave. Profeti ﷺ luftoi kundër tyre për shkak të kësaj idhujtarie dhe ata nuk përfituan asgjë nga adhurimi i eulijave dhe profetëve të Allahut.