Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

18.Gruaja duhet t’i bindet burrit të saj

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nga të drejtat e burrit që ka gruaja ndaj tij është që ajo duhet t’i bindet atij në ato gjëra që nuk janë në kundërshtim me Allahun dhe të mos arsyetohet me diçka që të mos i bindet atij.

Është pyetur i dërguari i Allahut ﷺ se cila është gruaja më të mirë dhe ka thënë:

”Ajo e cila i bindet kur ai e urdhëron.” 

Transmeton Nesai (3231), Ahmedi (2/251) dhe el-Hakim (2/2682) i cili e konsideron hadithin autentik sipas kushteve të Muslimit, i mirë sipas Albanit në “es-Sahihah (1838)” dhe “el-Irua’ (1786)” .

Gruaja e devotshme dhe e bereqetshme i bindet burrit të saj kur ai e urdhëron, në mënyrë që të arrijë këtë dëshmi të çmuar dhe të lartë nga i dërguari i Allahut . Ajo dëshiron që të futet në xhenetin e Zotit të saj, në të  Allahu u ka premtuar robërve të Tij të devotshëm atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe që zemra kurrë nuk e kan imagjinuar.

Ajo e din se profeti i saj ka thënë:

”Nëse gruaja fal pesë namazet e saj, agjëron Ramazanin, e ruan nderin e saj dhe i bindet burrit të saj, do t’i thuhet asaj: ”Hyrë në xhenet nga cila derë e xhenetit të dëshirosh.” 

Ahmedi (1661) dhe Tabarani në “el-Eusat” (8805) i cili tha: “Ky hadith nuk transmetohet nëpërmjet këtij zinxhiri prej askujt tjetër përveç nga Abdurr-Rrahman bin Aufit. Ibn Lai’ah është i vetëm në transmetimin e tij. “Ai ka një transmetim dëshmues tek Ibn Hibani në “es-Sahih (4163)” nga Ebu Hurejra. Albani e ka komentoi atë dhe tha: “Ai është i mirë përmes të tjerëve.” Shih “Edeb-uz-Zafaf (282)” dhe “et-Ta’lik er-Raghib (3/73)” .

Ajo frikësohet nga zemërimi dhe dënimi i Zotit të saj nëse ajo e kundërshton burrin e saj.

Profeti ka thënë:

Njerëzit që do ta kenë dënimin më të rëndë në ditën e gjykimit janë dy: ”Gruaja që nuk i bindet burrit të saj dhe imami që u prinë njerëzve në namaz ndërsa ata e urrejnë atë.”

Transmeton Tirmidhi (359) dhe Ibn Ebi Shejbeh (1/407) nga Amr bin el-Harith bin el-Mustalik (radijAllahu anhu). Formulimi është i Tirmidhiut dhe zinxhiri i tij i transmetimit është autentik sipas Albani në komentet e tij që ia bën librit ”el-Xhami” të Tirmidhiut.

Gruaja muslimane i bindet burrit të saj dhe frikësohet që të kundërshtoi atë, sepse ajo shreson shpërblimin e Allahut dhe i frikësohet dënimit të Tij. Ajo me gjithë bindjen ndaj burrit të saj, nuk duhet t’i bindet atij (nëse e urdhëron) në kundërshtim ndaj Allahut. Nëse ai e urdhëron atë në kundërshtim ndaj Allahut, ajo nuk duhet t’i bindet atij. Nëse ai e urdhëron atë që ajo ta kënaq atë në një formë të ndaluar, ajo në këtë rast nuk duhet t’i bindet atij. Nëse ai e urdhëron që ajo të zbukurohet me gjëra që nuk lejohen, p.sh me ”Nems”1 ajo në këtë rast nuk i bindet atij.

Disa gra na thërrasin në telefon dhe pyesin duke thënë: ”O Shejkh! Burri im thotë: ”Vetullat e tua kanë nevojë t’i heqësh. Kështu që, hiqi qimet e ballit.” Burri im thotë: ”Flokët e tua kanë nevojë që të zgjaten më shumë dhe thotë: ”Vendos paruke për mua.” O shejkh, a t’i bindem?

E drejta e burrit është e madhe, porse le ta dëgjojmë këtë histori, që ta dijmë se nuk i lejohet gruas që t’i bindet burrit të saj në këto gjëra.

Një grua erdhi tek i dërguari i Allahut dhe i tregoi se e kishte martuar vajzën e saj dhe se flokët e saj (vajzës) ishin të ndara dhe tha: ”Burri i saj më urdhëroi mua që t’ia zgjas flokët e saj.”

Profeti tha:

”Allahu e ka mallkuar gruan që i zgjastë flokët me flokë të tjera!” 

Transmeton Bukhari (5202) dhe Muslimi (2123).

Gjithashtu profeti ka thënë:

“Nuk ka bindje ndaj krijesave në atë që është mëkat ndaj Allahut.”

Transmeton Bukhari (7258) Muslimi (1840), Ahmedi (4/426), Hakim (3/8570) dhe Tabarani (18/381), dhe formulimi është i tij. Zinxhiri është autentik sipas Hakimit dhe edh-Dhehebiu është pajtuar. Shih “es-Sahihah” (179) nga imam Albani.


1 Nems do të thotë heqja e qimeve nga fytyra dhe vetullat. Shih “Lisan-ul-Arab” dhe “el-Kamus”.

Shpërndaje: