Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1 – I mençuri nuk duhet të përul vëllain e tij për gabimin që ai mund të bëj ngase në përgjithësi ata kanë natyrshmëri të njëjtë. Prandaj secili duhet të ketë durim me vëllain e tij.
2 – mençuri nuk duhet të ketë zili vëllezërit e tij, zilia ndaj vëllait e infekton dashurinë ndaj tij ashtu sikurse dashuria bujare dhe zemërgjerësia është lloji më i mirë i shërbimit. Dashuria e vërtetë në asnjë mënyrë nuk mund të burojë nga një zemër e sëmurë. Njeriu duhet që të mos e bezdis vëllain e tij. Ndërsa ai që e bezdis vëllain, e lë të qetë armikun dhe ia lehtëson atij punën (ndaj tij dhe vëllait të tij).
3 – Një nga faktorët që më së miri ngushëllon kur njeriu ka telashe është të pajtuarit me caktimin e Allahut dhe takimi me vëllezërit.
4 – Ibrahim bin Abdilah el-Adani ka thënë:
U pyet Sufjan eth-Theuri në lidhje me burimin e jetës.
Ai tha: “Takimi me vëllezërit.”
5 – Sufjan eth-Theuri ka thënë:
“Ka ndodhur që të kem takuar një vëlla dhe të kem përfituar nga ai takim një muaj më pas!”
6 – Ebu Sulejmani ka thënë:
“Kam shikuar në një nga vëllezërit e Irakut dhe përgjatë një muaji sa veproja ndonjë gjë më dukej se atë e kam pranë.”
7 – Rabi’ah ka thënë:
“Dinjiteti është dy llojesh: Dinjiteti në udhëtim dhe dinjiteti në shtëpi.
Dinjiteti në udhëtim është që të t’i paguash shpenzimet e të tjerëve, të mos jesh i përçarë me shokët dhe të bësh shaka shumë por pa e zemëruar Allahun.
Dinjiteti në shtëpi është të qenit i rregullt në xhami, të kesh shumë vëllezër që i do për hir të Allahut dhe të lexosh shumë Kuran.”