Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin AbduLlah bin Baz (v, 1420)
Sherh Thalathat-il-Usul, fq 29
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -subhaneh- shpjegoi se lutja e tyre është idhujtari. Të gjithë ata që janë përgjegjës për veprimet e tyre janë të detyruar që sinqerisht ta adhurojnë vetëm Allahun. Shpresa nuk do të jetë në dikë tjetër pos në Allahun. Nuk duhet pasur frikë askënd tjetër pos Allahut. Nuk duhet kërkuar ndihmë nga askush tjetër përveç Allahut. Nuk duhet kërkuar furnizim nga askush tjetër përveç Allahut. Nuk duhet therur kurban për askënd tjetër përveç Allahut. Nuk duhet zotuar për askënd tjetër përveç Allahut. Nuk duhet falur namaz për askënd tjetër përveç Allahut. Nuk duhet agjëruar për askënd tjetër përveçse për Allahun dhe kështu me radhë. I tërë adhurimi i takon vetëm Allahut. Ai që adhuron ndonjë besimtarë të devotshëm, profet, statujë, dru ose gur me adhurim, therje kurban, zotime, me namaz, me agjërim apo ndonjë gjë tjetër, ai është idhujtarë i pafe. Ai i ka bërë idhujtari Allahut dhe ka adhuruar dikë tjetër pos Tij. Kështu vepruan paganët e lashtë kur ata adhuruan varret, pemët, gurët dhe statujat. Prandaj, Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
وَلَوْ أَشْرَكُواْ لَحَبِطَ عَنْهُم مَّا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
”Por nëse ata i bëjnë ortak Allahut, do t’u humbë çdo gjë nga ajo që kanë bërë.” En-Aam, 6:88
إِنَّهُ مَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللّهُ عَلَيهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنصَارٍ
”Nuk ka dyshim se ai që i bën ortak Allahut, Allahu ia ka ndaluar atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” El-Maideh, 5:72
وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ بَلِ اللَّهَ فَاعْبُدْ وَكُن مِّنْ الشَّاكِرِينَ
”Me të vërtetë, të është shpallur, e edhe atyre para teje: “Nëse i bën ortak (Allahut), veprat tuaja do të asgjësohen dhe ti do të jesh prej të humburve!” Ez-Zumer, 39:65-66
Të gjitha llojet e adhurimit duhet t’i dedikohen vetëm Allahut. Ai që ia dedikon ato një statuje, një peme, një shkëmbi ose një varri është idhujtar.
Allahu -te ala- ka thënë:
وَمَن يَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ لَا بُرْهَانَ لَهُ بِهِ فَإِنَّمَا حِسَابُهُ عِندَ رَبِّهِ إِنَّهُ لَا يُفْلِحُ الْكَافِرُونَ
“E ai që u lutet të tjerëve karshi Allahut duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për kufarët.” El-Mu’minun, 23:117