Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

18.Marrëdhënia intime e prish itikafin

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej gjërave që e prishin itikafin është marrëdhënia intime, në bazë të fjalëve të Allahut -te ala-:

“Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami!” El-Bekare, 2:187

Ibn Abbasi ka thënë:

”Në qoftë se gjatë itikafit bënë marrëdhënie intime, i prishet itikafi dhe duhet ta përsërisë atë.”

Transmeton Ibn Ebu Shejbeh (3/92) dhe Abdur-Rrazaku (4/363) me një zinxhir transmetimi autentik.

Megjithatë, ai nuk është i detyruar të bëjë kefare (shpagim) sepse kjo nuk është transmetuar nga profeti ﷺ dhe shokët e tij.

I Lartësuar qofsh, o Allahu im, hamdi dhe lavdërimi të përkasin Ty. Unë dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Teje. Kërkojë falje nga Ti dhe pendohem tek Ti.

Këtu përfundon kontrolli dhe korrigjimi i ri i librit dhe mësimet e dobishme që janë shtuar në të. Kjo ishte ditën e diele, me 16 Rexheb të vitit 1406.

Salavatet, selamet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Aman, Jordani

Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani

Ebu Abdirr-Rrahman

Shpërndaje: