Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

18.Mëkatet e mbyllin zemrën

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: “Ed-Dau ued-Deua”, fq. 72
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nëse mëkatet bëhen të shumta, mbyllet zemra e mëkatarit. Në këtë rast, ai bëhet njëri prej atyre që janë neglizhent. Disa prej Selefëve kanë thënë në lidhje me fjalët e Allahut (te ala):

كَلَّا بَلْ رَانَ عَلَى قُلُوبِهِم مَّا كَانُوا يَكْسِبُونَ

”Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan!” 83:14

”Kjo është mëkat pas mëkati.”

El-Hasan el-Basri ka thënë:

”Janë mëkate që shtrihen njëri mbi tjetrit deri sa ato ta verbërojnë zemrën.”

Të tjerë thanë:

”Kur këto mëkate dhe mosbindja u shtuan edhe më shumë, ato rrethuan zemrat e tyre.”

Bazë për këtë është se zemra shkatërrohet nga mëkatet. Kur ato të shtohen, rritet shkatërrimi aq shumë sa që ato përfundimisht e paralizojnë zemrën. Pas kësaj, ato vazhdojnë derisa zemra të mbyllet. Me anë të kësaj, zemra është mbuluar. Nëse kjo ndodh pas udhëzimit dhe të kuptuarit, kjo shkon në drejtim të kundërt dhe kthehet mbrapsht. Pastaj armiku merr kontrollin mbi zemrën dhe e shpie aty ku ai dëshiron.

Shpërndaje: