Dr. Abdul-Aziz Kemil
Burimi: el-Mudhakkirat, fq. 66-67
Kompilimi: Muhammed bin Iuadh bin Abdil-Ghani
Referimi: Lamahat an Dauat-il-Ikhuan el-Muslimin, fq. 30-31
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dr. Abdul-Aziz Kemil1 ka thënë:
“Ata diskutuan me Mahmud Shakir në lidhje me Ikhuanët. Ai pa se shumica e tyre ishin sipërfaqësor të cilët ishin shfaqur në mënyrë spontane, fanatikë të cilët nuk shkojnë pas argumenteve dhe se ata donin që shpejt të arrijnë rezultate pa u siguruar. Gjendja u bë gjithnjë e më e tensionuar dhe ai filloi të mos pëlqejë disa nga veprimet e tyre dhe veprimet e Ikhuanëve të mëparshëm. Debatet u bën më të vrullshme dhe temperatura rritej.
Nga ana tjetër ata vënë re se si ai nuk ka respektuar udhëheqjen dhe përpjekjet e tyre, dhe se si ai konsideroi se metoda e tyre ishte e gabuar. Nga ana tjetër ai ndjeu se si ata kishin fanatizëm dhe sa shpejt ata mund të gjykonin njerëzit edhe nëse bëhej fjalë për bërjën tekfir dhe për të lejuar vrasjen e njerëzve. Një ditë ai me të vërtetë u zemërua dhe ata i rroku ankthi. Ai shpërtheu i zemëruar:
“Ai që dëshiron të mësojë nga unë dhe të diskutojë me mua duhet të braktis atë që ka në kokën e tij tek këpucët kur i zbathë jashtë shtëpisë sime.” 2
1 Ai ishte një nga udhëheqësit e Ikhuanëve.
2 Ali Ashmaui tha:
“Mahmud Shakir e kishte zakon që t’u thoshte atyre: “Para se të hyni në këtë dhomë ju duhet t’i nxirrni mendimet tuaja nga koka kur zbathni këpucët jashtë derës.” (et-Tarikh es-Sirri li Xhama’at-il-Ikhuan el-Muslimin, fq. 244).
Ai shpesh thoshte:
“Nxirrni mendimet që i keni marrë nga Hasan el-Benna nga kokat tuaja dhe lini tek këpucët jashtë dhomës.”