Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: Esbab Istikamat-ish-Shebab ue Baua’ith Inhirafihim, fq. 24
Përktheu: Valdet Gashi
19 – Ata fshihen, pasojnë interesin dhe bëjnë lajka kur duan ta kthejnë kah vetja dikë që ata besojnë se mund t’u shërbejë motiveve të tyre. Gjendja e tyre mund të jetë e fshehur madje edhe për dijetarët me të cilët ata përzien për një kohë të gjatë sepse ata thonë dhe bëjnë gjëra që nuk qortohen ndërsa njëkohësisht fshehin gjëra tjera. Çdo gjë tjetër e shfaqin vetëm kur rrinë me udhëheqësin e tyre.