“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

19.Cila është detyra ndaj sahabëve të profetit ﷺ?

Autor: Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di (v. 1376)
Shpjegues i librit: Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fet’h Rabb-il-Berijjat ala Kitab Ahamm-il-Muhimmat, fq. 102-195 Përktheu: Valdet Gashi 
www.perlatmuslimane.com

Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di ka thënë:

Pyetja e nëntëmbëdhjetë: Cila është detyra ndaj sahabëve të profetit ?

Përgjigje: Nga besimi i plotë dhe dashuria për të dërguarin e Allahut është edhe dashuria ndaj sahabëve të tij sipas gradëve të meritave të tyre dhe paraprirjes së tyre në vepra të mira, si dhe njohja e meritave të tyre me të cilat ua kanë kaluar të gjithë umetit.

Duhet adhuruar Allahun duke i dashur ata dhe duke ua përhapur meritat e tyre.

Nuk duhet të flasim rreth asaj që ka ndodhur mes tyre.

Ne duhet të besojmë se nuk ka askush që ka më shumë të drejtë për karakteristika të lavdërueshme sikurse kanë ata dhe se ata i paraprijnë të gjithëve në vepra të mirëa dhe ishin më së largu nga e keqja.

Ne duhet të besojmë se ata ishin të gjithë të ndershëm dhe se Allahu është i kënaqur me ta.

Shpjegimi

Çdo musliman duhet të dijë të drejtën e sahabëve (radijAllahu anhum) me të cilën Allahu i ka veçuar ata. Ai i ka bërë ata që ta shoqërojnë profetin dhe i ka lavdëruar disa herë në librin e Tij.

Allahu tha:

مُّحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاء عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاء بَيْنَهُمْ تَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا سِيمَاهُمْ فِي وُجُوهِهِم مِّنْ أَثَرِ السُّجُودِ ذَلِكَ مَثَلُهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَمَثَلُهُمْ فِي الْإِنجِيلِ كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَى عَلَى سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ

 “Muhammedi është i dërguar i Allahut. E ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër kufarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, i sheh ata si përkulen në rukuë, duke rënë me fytyrë në sexhde, e kërkojnë prej Allahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Ky është përshkrimi i cilësive të tyre është në Teurat. Ndërsa në Inxhil, shembulli i tyre është si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (Allahu i shumoi). Për t’ua shtuar me ta zemërimim kufarëve.” 1

لِلْفُقَرَاء الْمُهَاجِرِينَ الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِن دِيارِهِمْ وَأَمْوَالِهِمْ يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا وَيَنصُرُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ أُوْلَئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ وَالَّذِينَ تَبَوَّؤُوا الدَّارَ وَالْإِيمَانَ مِن قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلَا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِّمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَى أَنفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

 “Ajo pronë iu takon Muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej Allahut, dhe që ndihmojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit. Edhe atyre që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata, dhe nuk ndiejnë në gjokset e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që iu jepej Muhaxhirëve, madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata iu jepnin përparësi atyre para vetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar. Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Vërtet që Ti je i Butë, Mëshirues.” 2

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا عَدُوِّي وَعَدُوَّكُمْ أَوْلِيَاء تُلْقُونَ إِلَيْهِم بِالْمَوَدَّةِ وَقَدْ كَفَرُوا بِمَا جَاءكُم مِّنَ الْحَقِّ يُخْرِجُونَ الرَّسُولَ وَإِيَّاكُمْ أَن تُؤْمِنُوا بِاللَّهِ رَبِّكُمْ إِن كُنتُمْ خَرَجْتُمْ جِهَادًا فِي سَبِيلِي وَابْتِغَاء مَرْضَاتِي تُسِرُّونَ إِلَيْهِم بِالْمَوَدَّةِ وَأَنَا أَعْلَمُ بِمَا أَخْفَيْتُمْ وَمَا أَعْلَنتُمْ وَمَن يَفْعَلْهُ مِنكُمْ فَقَدْ ضَلَّ سَوَاء السَّبِيلِ

 “O ju që keni besuar! Mos i zini armiqtë e Mi dhe armiqtë e juaj miq e shokë duke treguar dashuri ndaj tyre, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve dhe kanë dëbuar të dërguarin dhe vetë ju nga shtëpitë tuaja vetëm për shkak se besoni Allahun, Zotin tuaj! E ju fshehurazi u ofroni miqësi, ndërkohë që Unë jam i Gjithënjohur për gjithçka që ju fshihni ose shfaqni hapur. Dhe kushdo prej jush që e bën këtë, atëherë ai është larguar tepër larg nga udha e drejtë.” 3

لَقَد تَّابَ الله عَلَى النَّبِيِّ وَالْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ الَّذِينَ اتَّبَعُوهُ فِي سَاعَةِ الْعُسْرَةِ مِن بَعْدِ مَا كَادَ يَزِيغُ قُلُوبُ فَرِيقٍ مِّنْهُمْ ثُمَّ تَابَ عَلَيْهِمْ إِنَّهُ بِهِمْ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

“Allahu ia fali profetit, edhe Muhaxhirëve, edhe Ensarëve të cilët në çastin e vështirë shkuan pas tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi nga ata gati u lëkundën, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e) atyre. Vërtet Ai është shumë i Butë dhe i Mëshirshëm ndaj tyre.” 4

Siç u tha ka disa ajete në të cilat Allahu i lavdëron sahabët e profetit , pohon ndershmërinë e tyre dhe pranon përsosmërinë e tyre mbi të gjitha umetet e tjera përveç të dërguarve. Është konfirmuar se profeti ka thënë:

Më të mirët e njerëzimit janë brezi im pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre. Pas kësaj do të vijnë njerëz dëshmia e të cilëve do t’i paraprijë betimit të tyre dhe betimi i tyre do t’i paraprijë dëshmisë së tyre.”

Transmeton Bukhari (2652) dhe Muslimi (2533).

Ata do të dëshmojnë dhe betohen para se tu kërkohet kjo.

Profeti ka ndaluar që të fyhen sahabët e tij dhe i tha:

”Mos i fyeni shokët e mi. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit sikurse ndonjëri prej jush do të kishe dhuruar ari sa mali i Uhudit, kjo nuk do të kishte qenë sa dy grushta të tyre apo edhe gjysmën e saj.” 6

Këtë e tha ai gjatë një mosmarrëveshje mes Abdurr-Rrahman bin Aufit dhe Khalid bin Uelidit. Profeti e kishte dërguar Khalidin tek Benu Xhudhejmeh të cilët ai i luftoi. Ai tërhoqi shpatën e tij kundër tyre ndërsa ata thanë: ”Ne kemi blasfemuar!” Ata nuk e dinin se ata duhet të thoshin: ”Ne jemi konvertuar në Islam!” Abdurr-Rrahmani e ndaloi atë që të t’i vriste ata, por ai këmbënguli dhe i vrau. Pastaj Khalidi i tha: ”Ju po mburremi se keni konvertuar disa ditë para nesh.” Kur ata shkuan tek profeti , Abdurr-Rrahmani u ankua në Khalid bin Uelidin pas së cilës profeti tha atë që përmendëm më lartë.

Nëse kjo u tha për një fjalë e mëvonshme të një sahabiu ndaj një sahabiu që para tij ishte konvertuar, çfarë të thuhet për dikë që nuk është as afër sahabëve dhe ndoshta i fyen edhe të gjithë sahabët? Prandaj muslimanët janë të detyruar të njohin virtytet e sahabëve të profetit ﷺ, t’i vlerësojnë, t’i nderojnë dhe t’i respektojnë siç duhet.

Përveç kësaj ata nuk duhet të flasin për atë që ndodhi mes tyre.

Autori tha:

”Ne duhet të besojmë se nuk ka askush që ka më shumë të drejtë për karakteristika të lavdërueshme sikurse kanë ata dhe se ata i paraprijnë të gjithëve në vepra të mirëa dhe ishin më së largu nga e keqja.”

Allahu i mallkoftë Rafidat që i fyejnë Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe të gjithë sahabët e tjerë. Ne lusim Allahun që t’i poshtëroj Rafidat. Në të vërtetë Allahu tashmë e ka bërë këtë kur Ai i ka bërë ata të mbajnë besimin e tyre të neveritshëm që shkakton zemërimin dhe urrejtjen e Allahut mbi ta. Ata janë të pashembullt kur vjen puna për të fyer sahabët më të mirë si Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aishah dhe Hafsa (radijAllahu anhum). Ata e kanë zakon që t’i emërtojnë qentë dhe gomarët e tyre me emrat Ebu Bekr dhe Umer. Ata pohojnë se e duan profetin dhe familjen e tij. Ata gënjejnë. Po të ishte kështu ata nuk do të flisnin kaq keq për sahabët e tij.

Siç kemi thënë ne jemi të detyruar që të njohim vlerat dhe meritat e tyre me radhë. Ne u japim përparësi Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut para të gjithë të tjerëve (radijAllahu anhum). Pastaj dhjetë sahabëve të tjerë të profetit me të cilët ishte i kënaqur kur ai vdiq dhe u tha atyre që ata i përkasin banorëve të xhenetit. Pastaj ata që emigruan dy herë: një herë në Abisini dhe një herë në Medine. Pastaj ata që morën pjesë në betejën e Bedrit. Pastaj ata që premtuan besnikërinë nën pemë. Pastaj ata që u konvertuan dhe luftuan para çlirimit të Mekës. Pastaj ata që u konvertuan dhe luftuan pas çlirimit të Mekës. Pastaj sahabët e rinj dhe kështu me radhë.

Të gjithë sahabët ishin të ndershëm pasi që Allahu i lavdëroi ata. Umeti janë dakord për këtë. Kur një hadith transmetohet nga një sahabi nuk pyetet nëse ai ishte i ndershëm apo jo sepse Allahu i ka lavdëruar ata.

Lusim Allahun të na bëj prej atyre që njohin të drejtat e sahabëve të profetit të Tij , që i lavdërojnë ata me gojë dhe përhapin përsosmërinë e tyre.


1 48:29.

2 59:8-10.

3 60:1.

4 9:117.

5 Bukhari (2652) dhe Muslimi (2533).

6 Bukhari (3673) dhe Muslimi (2541).

Shpërndaje: