Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

19.Gruaja duhet të jetë mirënjohëse ndaj burrit të saj

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

O ju vëllezër! Prej të drejtave të burrit nga gruaja e tij është se ajo duhet ta falënderoj atë për ato gjëra që ai bën për të dhe të mos jetë mosmirënjohëse ndaj tij.

Profeti ka thënë:

“Allahu nuk e shikon gruan e cila nuk është mirënjohëse ndaj burrit të saj, duke qenë se ajo nuk mund t’ia dal pa të.”

Transmeton Nesai (5/9135), el-Hakim (2/2771) dhe el-Bazar (6/2349), ziinxhiri është autentik sipas Hakimit, hadithi është saktësuar nga Albani në “es-Sahihah (289)”.

Gruaja e devotshme dhe e bereqetshme frikësohet që të jetë mosmirënjohëse ndaj burrit të saj. Ajo e edukon veten e saj dhe e kritikon veten që të mos jetë kurrë mosmirënjohëse ndaj burrit të saj. Përse?

Sepse profeti ka thënë:

”Pashë xhehenemin dhe nuk kam parë asgjë më të tmerrshme se ai, dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin gratë!”

Ata thanë: “Pse, o i dërguari i Allahut?”

Ai tha: “Për shkak se mohojnë shumë.”

Ata thanë: “Për shkak se mohojnë Allahun?”

Ai tha: “Ato janë mosmirënjohëse ndaj burrave të tyre dhe mosmirënjohëse për trajtimin e mirë që ua bëjnë ata, saqë nëse tërë kohën i bën mirë, e më pas sheh tek ti diçka që nuk i pëlqen asaj, ajo thotë:

“Kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të mirë nga ti!”

Transmeton Bukhari (1052) dhe Muslimi (907).

Shpërndaje: