“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

19.Gruaja e zezë nga banorët e xhenetit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.70

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

9 – A’ta bin Ebi Rabah tha se Ibn Abasi i tha atij:

“A të ta tregoj një nga gratë e xhenetit?” I thashë: “Po”. Ai tha: “Është kjo gruaja e zezë. Ajo një ditë erdhi te profeti dhe tha:

“Unë vuaj nga epilepsia dhe ndodh që të më zbulohet diçka nga trupi. Lute Allahun për mua.” Ai tha: “Nëse dëshiron bëj durim dhe do të fitosh xhenetin, dhe nëse do, unë i lutem Allahut që të të shërojë.” Ajo tha: “Në vend të kësaj unë po duroj. Por, unë po zbulohem. Kërkoji Allahut të mos zbulohem.” Ai u lut për të.”1


1 Bukhari (10/94), Muslimi (8/16) dhe Ahmedi (3240).

Shpërndaje: