Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

19.Hamzah dërgohet në Sejful Bahr

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 41
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pastaj ai (salAllahu alejhi ue selem) e dërgoi xhaxhain e tij Hamzën (radijAllahu anhu) në Sejful Bahr. Ai kishte me vete tridhjetë kalorës nga Muhaxhirët dhe asnjë nga Ensarët. Atje ata e takuan Ebu Xhehl bin Hishamin, dhe një karvan prej rreth 300 njerëzve. Mexhdi Amr el-Xhuhani hyri mes tyre për shkak se ai kishte një traktat paqeje me të dyja palët.

Shpërndaje: