Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

19.Dhënia mes’h shamisë së grave

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 19: A i lejohet gruas t’i jap mes’h shamisë?

Përgjigje: Mendimi i njohur tek Hanbelitë është se kjo është e lejuar nëse ajo është e lidhur rreth qafe. Kjo është transmetuar nga disa prej grave të sahabëve -radijAllahu anhum-. Nëse ka vështirësi në heqjen e shamisë për shkak të ftohtit ose është e bezdisshme për ta hequr atë dhe pastaj ta vendos atë përsëri, është në rregull dhënia mes’h shamisë. Përndryshe, është më mirë të mos bëhet kjo.

Shpërndaje: