Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

40.Leximi i sures El-Fatihah

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 84

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Ai ﷺ pastaj lexonte suren El-Fatihah, nga një ajet. Profeti ﷺ lexonte:

بسم الله الرحمن الرحيم

”Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!”

dhe ndalej. Pastaj ai vazhdonte:

الحمد لله رب العالمين

”Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve!”

dhe ndalej. Pastaj ai vazhdonte:

الرحمن الرحيم

”Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!”

dhe ndalej. Pastaj ai vazhdonte:

مالك يوم الدين

”Sunduesit të ditës së gjykimit!”

dhe ndalej. Pastaj ai vazhdonte:

إياك نعبد وإياك نستعين

”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.”

dhe ndalej.

Pastaj profeti ﷺ vazhdonte në këtë mënyrë deri në përfundim të sures. I tillë ishte gjithmonë leximi i profetit ﷺ. Profeti ﷺ gjithmonë ndalej në fund të ajetit pa e lidhur atë me ajetin vijues1.

Ndonjëherë ai lexonte:

ملك يوم الدين

”Sunduesit të ditës së gjykimit.”2


1 Ebu Daudi dhe Es-Sehmi (64-65). Saktësuar nga Hakimi dhe Dhehebi është pajtuar me këtë. Hadithi është përmendur në “El-Irua (343)”. Ebu Amr Ed-Dani e transmetoi atë në “El-Muktafa (2/5)” dhe tha:

”Hadithi transmetohet nga rrugë të shumta. Ai përbën një fundament në këtë çështje.”

Pastaj ai tha:

”Disa imamë të mëparshëm dhe lexues Kurani rekomanduan që ajetet të lexohen secili ajet veç e veç edhe pse ata janë të lidhur me njëri-tjetrin.”

Sot shumica e lexuesve të Kuranit ja kanë kthyer shpinën këtij sunneti, e të mos përmendim të tjerët.

2 Er-Rrazi në “El-Fauaid” Ibn Ebi Daudi në “El-Masahif (2/7)”, Ebu Nuajm në “Akhbar Asbahan (1/104)” dhe Hakimi i cili e saktësoi dhe Dhehebi u pajtua me këtë. Ky lexim është transmetuar nga shumë rrugë transmetimi (mutauatir), si dhe leximi مالك.

Shpërndaje: