Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

19.Lutja lejohet t’i drejtohet vetëm Allahut

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Thalathat-il-Usul, fq 29-31

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Hadithi thotë:

“Lutja është esenca e adhurimit.”

Transmeton Tirmidhi (3371). I dobët sipas Imam Albanit në ”Daif-ul-Xhemi (3003)”.

Në një formulim tjetër thuhet:

“Lutja është vetë adhurimi.”

Allahu -subhaneh- ka thënë:


وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ

”Zoti juaj ka thënë: “Më lutni Mua se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në xhehenem të poshtëruar.” Gafir, 40:60

Allahu e quajti lutjen adhurim kur Ai tha:

إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي

”Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë…”

Do të thotë tregohen mendjemëdhenj që të më luten Mua.

Lutje do të thotë që robi të përul veten përpara Allahut dhe t’i lutet Atij dhe t’i kërkojë Atij shpëtimin dhe furnizimin. Tërë kjo është adhurim. Kur kjo u dedikohet statujave, pemëve, shkëmbinjve ose të vdekurve, praktikuesi i kësaj vepre bëhet idhujtar. Prandaj, është e detyrueshme që të ruhesh nga të gjitha llojet e idhujtarisë qofshin ato të vogla apo të mëdha, dhe duhet të adhurosh vetëm Allahun.

Megjithatë, është e padëmshme për të kërkuar nga një njeri i gjallë dhe i pasur, diçka që ai është në gjendje të jap. Kjo nuk është idhujtari. Nëse ti e lutë vëllain tënd që të ndihmojë për të prerë një pemë ose që të gërmoj një pus, atëherë kjo është e padëmshme. Ka thënë Allahu -subhaneh- në rrëfimin për Musain ﷺ:  

فَٱسْتَغَٰثَهُ ٱلَّذِى مِن شِيعَتِهِۦ عَلَى ٱلَّذِى مِنْ عَدُوِّهِ

”… e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut.” El-Kasas, 28:15

Izraeliti i kërkoi Musait ﷺ ndihmë kundër koptit. Musai ﷺ sigurisht që kishte mundësi t’i ndihmojë atij për shkak se ai edhe fliste edhe dëgjonte.

T’i i lutesh një krijese lidhur me diçka që vetëm Allahu mundet ta bëjë, qoftë ajo krijesë prezentë apo jo, dhe të besosh se kjo lutje mund të sjell dobi ose dëm kjo është idhujtari. Allahu -te ala- ka thënë se idhujtarët thanë:

وَيَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللّهِ مَا لاَ يَضُرُّهُمْ وَلاَ يَنفَعُهُمْ وَيَقُولُونَ هَؤُلاء شُفَعَاؤُنَا عِندَ اللّهِ

”Ata pos Allahut adhurojnë atë që nuk u sjell dëm dhe as dobi dhe thonë: ”Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu”.” Junus, 10:18

Ata mendojnë se në qoftë se i adhurojnë, ata munden që të ndërmjetësojnë tek Allahu në mënyrë që ata të arrijnë qëllimet e tyre apo se kjo i sjell më afër Allahut.

Allahu -subhaneh- ka thënë se ata thanë:

مَا نَعْبُدُهُمْ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَا إِلَى اللَّهِ زُلْفَى

”Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër përveçse që të na afrojnë sa më afër Allahut.” Ez-Zumer, 39:3

Kjo dëshmon devijimin dhe injorancën e tyre në lidhje me ndërmjetësimin dhe për atë të cilin do të ndërmjetësojë. I tërë ndërmjetësimi i përket Allahut -subhaneh-. Ai është që vepron me krijesat e Tij si të dojë. Ai lejon të ndërmjetësohet vetëm për atë me veprimet e të cilit Ai është i kënaqur. Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij.

Allahu -te ala- ka thënë:                                        

مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلاَّ بِإِذْنِهِ

”E kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveç se me lejen e Tij?” El-Bekare, 2:255

وَلَا يَشْفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ارْتَضَى

”Dhe ata nuk mund të ndërmjetësojnë përveç për ata me të cilët Ai është i kënaqur.” El-Enbija, 21:28

Ndërmjetësimi ndodh vetëm pasi që Allahu i jep leje ndërmjetësuesit dhe është i kënaqur me atë për të cilin ndërmjetësohet. Ai -subhaneh- nuk është i kënaqur me dikë tjetër përveç se me pasuesit e teuhidit. Është transmetuar se Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Kush është i lumturi që do të marrë hise nga ndërmjetësimi yt o i dërguari i Allahut?”

Ai ﷺ tha: “Ai që sinqerisht nga zemra thotë “La ilahe ilAllah. 

Transmetuar nga Bukhari në Sahihun e tij.

Ndërmjetësimi është i lejuar vetëm për monoteistët besimtarë, me fjalët dhe veprat e të cilëve Allahu është i kënaqur.

Shpërndaje: