“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

19.Ndërpritja e marrëdhënieve intime

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420) 

Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 83-84

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

18 – Lejimi i ejakulimit jashtë organit të gruas

Burrit i lejohet të ejakulojë jashtë gruas. Kjo dëshmohet në disa hadithe:

1 – Xhabiri (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Ne ejakulonim jashtë (grusa)1 ndërsa Kur’ani akoma ishte duke zbritur.”

Një transmetim tjetër thuhet:

”Ne ejakulonim jashtë (gruas) në kohën e të dërguarit të Allahut ﷺ. Profeti i Allahut ﷺ pa dyshim e dinte atë, por ai nuk na ndaloi.”2

2 – Ebu Sa’id el-Khudri (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Një njeri erdhi tek i dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: ”Kam një skllave në të cilën unë nuk ejakuloj. Unë dua atë që burrat e tjerë duan, por jehudët thonë se ky veprim konsiderohet vrasje e vogël për së gjalli (e fëmiut).” I dërguari i Allahut ﷺ: ”Jehudët gënjejnë, jehudët gënjejnë. Nëse Allahu dëshiron të krijojë diçka ju nuk mund ta parandaloni atë.”3

3 – Xhabiri ka thënë:

”Një burrë erdhi tek i dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: ”Unë kam një skllave që na shërben dhe na ujit palmet tona. Unë kam marrëdhënie me të por nuk e pëlqejë që ajo të mbetet shtatzënë.” Ai tha: ”Hidhe farën sikurse dëshiron. Në çdo rast ajo do të marr atë që është caktuar për të.” Pas një kohe burri u kthye dhe tha: ”Skllavja ka mbetur shtatzënë. ”Profeti ﷺ ka thënë: ”Unë të thashë në çdo rast ajo do të marr atë që është caktuar për të.”4


1 Kjo do të thotë nxerrjen e penisit në mënyrë që sperma të mos ndodhë në organin e saj. (Fet’h-ul-Bari)

2 Bukhari (9/250), Muslimi (4/160), i cili gjithashtu qëndron për formulimin e dytë, en-Nasai në ”el-Ihrah” (1/82), et-Tirmidhi (2/193) cili e ka vërtetuar atë dhe el-Baghaui në ”Hadith” Al-bin bin Xha’d ”(2/76/8).

3 En-Nasai (1/81), Ebu Davudi (1/238), et-Tahaui në ”el-Mushkil” (2/371),  et-Tirmidhi (2/193) dhe Ahmedi (3/33) me një zinxhir autentik. Është transmetuar edhe nëpërmjet Ebu Hurejres në Ebu Ja’la (1/284) dhe el-Bejhaki (7/230) me një zinxhir të mirë transmetimi.

4 Muslimi (4/160), Ebu Davud (1/339), el-Bejhaki (7/229) dhe Ahmedi (3/312).

Shpërndaje: