Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

19.Qëndrimi ynë ndaj mendimeve të imamëve

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 61-63
Përktheu: Valdet Gashi
 www.perlatmuslimane.com 

Dyshimi i tretë: Disa pohojnë se thirrja që të pasohet Sunneti dhe që mendimet kundërshtuese të imamëve të refuzohen, do të thotë që ne po përjashtojmë mendimet e tyre plotësisht.

Ky pohim është shumë larg së vërtetës. Ky është tërësisht i pavërtetë. Çdo gjë që kam përmendur deri tani dëshmon tërësisht të kundërtën. Ajo në të cilën unë thërras është që medhhebi të mos bëhet fe e pasuar në vend të Kuranit dhe Sunnetit. Nuk është medhhebi të cilit duhet referuar në rast të mospajtimeve. Nuk është medhhebi të cilit duhet referuar për të arritur gjykime në lidhje me ngjarjet e sotme, të cilën e bëjnë disa sot. Përgjatë medhhebit ata kanë vënë gjykime të reja që aplikohen në rastet private, në lidhje me martesën, divorcin dhe gjëra të ndryshme. Në vend të kësaj ata duhej t’i referoheshin Kuranit dhe sunnetit për të dalluar në mes të drejtës dhe të gabuarës, të vërtetës dhe të pavërtetës. Këta njerëz veprojnë përgjatë konceptit se mospajtimet mes dijetarëve janë mëshirë dhe hulumtojnë lehtësimet e dijetarëve. Kaq bukur ka thënë Sulejman Et-Tejmi -rahimehullah- i cili ka thënë:

“Ai që merr lehtësimet e çdo dijetari, në të është mbledhur çdo të keqe.”

Transmetuar nga Ibn Abdil-Berr i cili ka thënë:

“Ka një konsensus mbi këtë. Unë nuk di asnjë mospajtim në lidhje me këtë.”1

Kjo është ajo që unë e qortoj. Siç po e sheh ka konsensus në lidhje me këtë.

Kur vjen puna për t’iu referuar mendimeve të tyre, të përfitojmë prej tyre dhe për të marrë ndihmën e tyre për të kuptuar të vërtetën ku ata nuk pajtohen dhe që nuk përmendet në mënyrë specifike në Kuran dhe sunnet, apo çështjet që duhet të sqarohen, kështu që unë nuk e qortoj këtë. Përkundrazi, unë urdhëroj dhe inkurajoj në këtë. Ai që udhëzohet nga Kurani dhe sunneti shpresohet të përfitoj prej kësaj.

Alameh Ibn Abdil-Berr -rahimehullah- thotë:

Mëso përmendësh parimet dhe kujdesu për to. Ai që kujdeset për të mësuar përmendësh sunnetin dhe dispozitat në Kuran dhe studion mendimet e dijetarëve në mënyrë që të nxjerrë konkluzionin e tij, të meditojë dhe të shpjegojë atë sunnet që mund të bart kuptime të shumta, të mësojë përmendësh dhe të reflektojnë mbi sunnetin sikurse bëjnë dijetarët, të pasojë hulumtimet e tyre, të kuptuarit dhe studimet, ua shfaqë atyre mirënjohjen për të gjithë mundin e tyre të madh nga i cili ai ka përfituar, i lavdëron ata për mendimet e tyre të sakta dhe nuk i konsideronë ata të pagabueshme – ky është nxënësi i dijes i cili kapet për metodologjinë e selefëve. Ai është në të drejtën, ai e kupton arsyen e tij dhe ai pason rrugën e profetit ﷺ dhe shokëve të tij.

Ai që braktisin meditimin, e injoron atë që kam thënë dhe i jep përparësi mendimit të tij para sunnetit është i devijuar dhe devijues. Dhe ai që është injorant në lidhje me çdo gjë dhe merret me fetva pa dije është edhe më i verbër dhe i devijuar.”2

Kjo është e vërteta, ajo nuk është e paqartë

Prandaj më kurse nga devijimet.”


1 Ibn Abdil-Berr në ”El-Xhami (2/91-92)”.

2 Ibn Abdil-Berr në ”El-Xhami” (2/172)”.

Shpërndaje: