“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

19.Të gjitha cilësitë e Allahut janë të përsosura

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 28-29

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

إِنَّ اللَّهَ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِينُ

“Vërtet që Allahu, Ai është Gjithëfurnizuesi, Zotëruesi i Fuqisë, i Përhershmi më i Fortë.” 1

Shpjegimi

Ky ajet flet për furnizimin dhe forcën. Ajetet që flasin për dëshirën e Allahut, sugjerojnë madhështinë e Tij (subhaneh) dhe se Ai ka dëshirën e përsosur. Ai ka dituri të përsosur, dëshirë të përsosur dhe aftësi të përsosur. Të gjitha këto janë cilësitë e Tij (xhela ue ala). Ndërsa cilësitë e Tij nuk janë të ngjashme me cilësitë e robërve. Fuqia e Tij nuk është si fuqia e robërve të Tij. Fuqia e Tij është më e përsosura. E njëjta gjë vlen për të gjitha cilësitë e tjera; ato janë absolutisht të përsosura. Prandaj, Ai tha:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” 2

فَلاَ تَضْرِبُواْ لِلّهِ الأَمْثَالَ

“Kështu që mos shpikni përngjasime për Allahun (sepse asgjë nuk i ngjason Atij e nuk është si Ai dhe Ai nuk është si asgjë tjetër)…” 3

هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا

“A di për Të ndonjë emnak (adash)?!” 4

وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ

“Dhe askush nuk është i barabartë (as i krahasueshëm) me Atë!” 5

Dituria e Tij është e përsosur dhe nuk është sikurse dituria e krijesave. Asgjë nuk është e fshehur prej Tij. E njëjta gjë vlen edhe për urtësinë e Tij,  aftësinë, fuqinë dhe butësinë, dëgjimin dhe shikimin. Të gjitha këto cilësi janë të përsosura. Nuk ka absolutisht asnjë të metë në to. Ato nuk u ngjajnë cilësive të robërve të Tij. Për dallim nga cilësitë e krijesave. Cilësitë e krijesave janë me të meta dhe të dobëta. Të gjitha cilësitë e Tij (subhanehu ue te ala) janë të përsosura. Ai (te ala) ka thënë:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.”

هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا

“A di për Të ndonjë emnak (adash)?!”

Do të thotë se Ai nuk ka asnjë emnak që mund t’i afrohet përsosmërisë së Tij.


1 Edh-Dharijat 51:58.

2 Esh-Shura 42:11.

3 En-Nahl 16:74.

4 Merjem 19:65.

5 El-Ihlas 112:4.

Shpërndaje: