Imam Uthman bin Sa´id ed-Darimi (v. 280)
Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 320
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Është e çuditshme se el-Marisi që e ka këtë besim, pohon se ai e adhuron Allahun të vetëm me besimin e tij, ndërsa ai i mohon të gjitha cilësitë e Allahut. Sipas besimit të tij, krijuesi i tij të cilin ai e adhuron është një zot që është i papërsosur, i mangët dhe i gjymtuar, njëshmëria e të cilit plotësohet vetëm me ndihmën e krijesave, dhe që ka nevojë për krijesa, për fjalë, dituri dhe emër.
Mjerë për ty! Një monoteist i vërtetë është ai që adhuron Allahun të vetëm, me anë të përsosmërisë së tij dhe të gjitha cilësitë e Tij, dhe beson se Ai di çdo gjë, flet, jep, merr, zbret, ngritët, nuk ka nevojë për askënd, cilësitë e tij janë qenia e tij, fytyra, dëgjimi, shikimi, duart, dituria, të folurit, fuqia, dëshira, pushteti, i cili merr, jep, forcon, poshtëron, është i gjallë gjithmonë, mban krijesat, vepron çfarë të do, kjo është më afër Teuhidit, sesa ajo m të cilën e adhuron një zot të mangët me cilësi të shëmtuara, që sikur një skllav të kishte mangësi në këto cilësi nuk do të vlente dy hurma. Atëherë si mundet Zoti i krijesave të jetë në këtë mënyrë? Larg është Allahu nga këto cilësi!